By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit
Ekonomi

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

admin
Last updated: 15/07/2026 14:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Akademia e Sigurisë ka ndryshuar mënyrën e furnizimit me ushqim për kursantët, pas dy rasteve të helmimeve masive të regjistruara brenda një muaji. Institucioni nuk përdor më shërbimin e kateringut nga ‘SORI-AL’, por vaktet tashmë gatuhen në mensën e Akademisë.

Burime bëjnë me dije se ndryshimi ka hyrë në fuqi më 27 qershor, me synimin për të shmangur përsëritjen e incidenteve që tronditën institucionin.

Krahas rikthimit të gatimit në ambientet e mensës, është bërë edhe riorganizimi i saj, është shtuar personeli i kuzhinës dhe është zgjeruar menuja që u ofrohet kursantëve.

Sipas burimeve, studentët që frekuentojnë Akademinë shprehen se ushqimi është më i freskët, ndërsa vaktet janë më të larmishme krahasuar me periudhën kur shërbimi ofrohej nga kompania e kateringut.

Vendimi vjen pas dy episodeve të njëpasnjëshme të dyshuara si helmime ushqimore. Në total, 116 kursantë shfaqën simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, duke u transportuar për ndihmë mjekësore në QSUT.

Pas rasteve u ngrit një grup hetimor, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori mostra të ushqimeve për analiza laboratorike.

Rasti i parë u regjistrua në muajin maj, kur dhjetëra kursantë përfunduan në spital.

Analizat laboratorike identifikuan një kampion ushqimor jokonform, ku në makaronat e gatshme u konstatua prani mbi normë e bakterit Escherichia coli dhe stafilokokut koagulazë pozitiv.

Pas këtij konstatimi, AKU pezulloi përkohësisht aktivitetin e kompanisë “SORI-AL”, e cila ofronte shërbimin e kateringut për Akademinë e Sigurisë, por në një vendim të dytë kateringu vijoi aktivitetin.

Vetëm pak javë më vonë, një incident i dytë preku mbi 60 kursantë të tjerë. Edhe në këtë rast, AKU kreu kontrolle të menjëhershme, mori 14 mostra ushqimore për analiza dhe nisi verifikimet për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

You Might Also Like

Prodhuesit vendas përmes Lidl shkojnë drejt Evropës, standarde të reja, investime dhe mundësi eksporti

Durmishi: Janë shpallur dy thirrje të reja publike prej 7 milionë denarë për industrinë përpunuese

Enti Shtetëror i Statistikës: Papunësia ra në 11,3%, u rrit numri i të punësuarve

28 linja të reja ajrore direkte nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Paga mesatare ra për 1.163 denarë në qershor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zbardhen vendimet e Qeverisë, Shqipëria pakt me Poloninë për pensionet, Ibrahimaj: Katër marrëveshje të tjera duke u negociuar
Next Article Shabani: Me lot krokodili nuk bëhet politika, VLEN do të korrigjojë padrejtësitë ndaj shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?