By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sistemi i ri kufitar i BE-së shkakton shqetësime, daljet nga Schengen nuk regjistrohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sistemi i ri kufitar i BE-së shkakton shqetësime, daljet nga Schengen nuk regjistrohen
Bota

Sistemi i ri kufitar i BE-së shkakton shqetësime, daljet nga Schengen nuk regjistrohen

admin
Last updated: 12/11/2026 09:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 12 nëntor, argument.mk/ – Sistemi i ri digjital i hyrje-daljeve në Bashkimin Evropian (EES) po shkakton shqetësime të reja për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së, shkruan euronews.it.

Disa prej tyre po përballen me probleme për shkak se dalja e tyre nga zona Schengen nuk regjistrohet në sistem, duke bërë që të konsiderohen gabimisht si persona që kanë tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit.

Paralajmërimi vjen nga organizata britanike për mbrojtjen e konsumatorëve “Which?”, e cila ka marrë dhjetëra ankesa nga udhëtarë që pretendojnë se sistemi nuk ka regjistruar daljen e tyre nga zona Shengen.

Sistemi EES nisi të zbatohej në tetor 2025 dhe u bë i detyrueshëm për 29 vende evropiane më 10 prill 2026.

Ai zëvendëson vulat tradicionale në pasaporta me regjistrimin dixhital të hyrjeve dhe daljeve. Sistemi përfshin vendet e BE-së, me përjashtim të Qipros dhe Irlandës, si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.

EES synon të identifikojë automatikisht personat që tejkalojnë afatin e lejuar të qëndrimit, i cili për shtetasit e vendeve jashtë BE-së është deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Megjithatë, problemi që po evidentohet lidhet me mosregjistrimin e daljeve nga zona Shengen.

Në këto raste, sistemi vazhdon të llogarisë ditët e qëndrimit edhe pasi udhëtari është larguar nga territori evropian.

Një rast i tillë i ndodhi edhe shkrimtares britanike Jojo Moyes, autore e romanit “Me Before You”.

Pasi kishte udhëtuar në Portugali në muajin maj, ajo zbuloi, gjatë mbërritjes në Marsejë në tetor, se dalja e saj nga zona Shengen nuk ishte regjistruar.

Autoritetet e paralajmëruan se mund të përballej me një gjobë deri në 10 mijë euro dhe ndalim hyrjeje për dy vjet, nëse problemi nuk korrigjohej.

Sipas “Which?”, dhjetëra lexues kanë raportuar probleme të ngjashme, ndërsa çështja është ngritur edhe pranë Komisionit Evropian, nga i cili pritet një reagim zyrtar.

Si mund të veprojnë udhëtarët në rast të një gabimi në sistem?

Udhëtarët që konstatojnë pasaktësi në regjistrimet e tyre, përfshirë numrin e gabuar të ditëve të qëndrimit ose njoftimin për të dhëna të paplota, duhet t’i drejtohen autoritetit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave në vendin ku dyshohet se ka ndodhur gabimi.

Në kërkesën e tyre duhet të përfshijnë një kopje të pasaportës dhe dokumente që vërtetojnë largimin nga zona Schengen, si bileta e avionit, autobusit ose trenit.

Ekspertët këshillojnë që udhëtarët të ruajnë gjithmonë dokumentet e udhëtimit dhe të kontrollojnë të dhënat e regjistruara në sistem, për të shmangur probleme të mundshme gjatë kalimit të kufirit.

You Might Also Like

Elon Musk për Jensen Huang: Do të ishte një nder ta punësoja

Putin propozon mision të përbashkët humanitar ruso-ukrainas

Trump zbulon emrin që propozon për kreun e Nvidia-s: Një legjendë zëvendëson një legjendë

Trump: SHBA nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, ne kemi paratë e tyre dhe kontrollin e Hormuzit

Merz: Radha e Putinit për të çuar përpara negociatat e paqes në Ukrainë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lushaku-Sadriu kritikon pushtetin: Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni
Next Article Moti i paqëndrueshëm të enjten, reshje shiu në të gjithë vendin në mbrëmje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?