By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrustem Mustafa përsërit thirrjen për koalicion PDK-VV: Bashkëpunimi nuk nënkupton amnesti politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Rrustem Mustafa përsërit thirrjen për koalicion PDK-VV: Bashkëpunimi nuk nënkupton amnesti politike
Kosovë

Rrustem Mustafa përsërit thirrjen për koalicion PDK-VV: Bashkëpunimi nuk nënkupton amnesti politike

admin
Last updated: 12/11/2026 12:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 nëntor, argument.mk/ – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka përsëritur propozimin për bashkëpunim ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e ka cilësuar si “koalicion për shtet”, raporton Ekonomia Online.

Mustafa ka thënë se, pavarësisht kundërshtimeve ndaj këtij propozimi, konkurrenca politike dhe përgjegjësia shtetërore nuk duhet ta përjashtojnë njëra-tjetrën.

Ai ka theksuar se një bashkëpunim i tillë nuk do të nënkuptonte amnisti politike, heqje dorë nga kritikat apo mungesë të llogaridhënies, por do të duhej të mbështetej në objektiva të qarta dhe rezultate të matshme.

“Kam propozuar bashkëpunim ndërmjet PDK-së dhe VV-së, atë kam quajtur koalicion për shtet. E di se ka pasur kundërshtime të shumta. Disa thonë se koalicioni i tillë do t’i zgjasë jetën politike Albin Kurtit. Dhe se ai duhet të sfidohet me zgjedhje. Ju kujtoj zgjedhjet tri herë rresht, një pas një, i mbajta. Megjithatë, e respektoj këtë qëndrim. Por unë besoj se konkurrenca politike dhe përgjegjësia shtetërore nuk duhet ta përjashtojnë njëra-tjetrën. Bashkëpunimi nuk nënkupton amnesti politike; nuk nënkupton harrimin e gabimeve, heqjen dorë nga kritika apo mungesë të llogaridhënies. Një marrëveshje duhet të ketë objektiva të qarta: përgjegjësi dhe rezultate të matshme. Nuk kërkoj partitë të heqin dorë nga identiteti i tyre. Kërkoj që të diskutojmë nëse ekzistojnë interesa madhërore dhe të cilat mund të marrin përgjegjësi së bashku”, tha ai.

You Might Also Like

Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve: Krizat nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim
Next Article Kuvendi përfshin në rend dite si pikë të 11-të Ligjin për Dhomat e Specializuara
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?