By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve: Krizat nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve: Krizat nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim
Kosovë

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve: Krizat nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim

admin
Last updated: 12/11/2026 12:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 nëntor, argument.mk/ – Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të shtojë mbikëqyrjen e çmimeve, duke theksuar se krizat ndërkombëtare nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim, raporotn Ekonomia Online.

Nagavci ka thënë se duhet të bëhet dallimi ndërmjet rritjes së çmimeve që vjen si pasojë e kostos së furnizimit dhe lëndëve të para dhe shtrenjtimit që bëhet në mënyrë abuzive.

Ajo ka theksuar se rritja e çmimeve po rëndon familjet, veçanërisht në prag të festave të fundvitit, kur shtohen shpenzimet për ngrohje dhe energji.

“Po afrohen edhe festat e fundvitit. Familjeve u shtohen shpenzimet për ngrohje dhe energji. Në të njëjtën kohë, luftërat dhe krizat ekonomike po vazhdojnë të ndikojnë në çmimet e energjisë, të lëndëve të para dhe të produkteve ushqimore në mbarë botën. Kosova nuk është palë në këto luftëra, por pasojat e tyre ekonomike po i ndiejmë që nga viti 2022. Këtë vit rritja e çmimeve është bërë edhe më e ndjeshme për shkak të këtyre konflikteve. Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë. Mirëpo ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet se cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit apo lëndës së parë dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj. Gjatë vitit 2026, qeveria ka ndërmarrë masa konkrete për t’i mbështetur qytetarët përballë këtyre vështirësive”, tha Nagavci.

You Might Also Like

Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shefja e re e PTHP NKOK paralajmëron ndjekje më të vendosur të lëndëve me interes publik
Next Article Rrustem Mustafa përsërit thirrjen për koalicion PDK-VV: Bashkëpunimi nuk nënkupton amnesti politike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?