By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja pune
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja pune
Ekonomi

Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja pune

admin
Last updated: 12/11/2026 13:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, bashkë me deputeten Kaltrina Beqiri dhe zv/kryetarin e Tetovës Albi Qamili, kanë vizituar kompaninë “Kiel Maqedoni” në Tetovë, ku ka theksuar rëndësinë e investimeve të huaja në zhvillimin ekonomik të vendit, modernizimin e industrisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Gjatë vizitës, ministri Durmishi u njoh nga afër me kapacitetet prodhuese të kompanisë, e cila ka realizuar investime prej mbi 11 milionë eurosh në objektin ekzistues në ZZHTI Tetovë, ndërsa ka vendosur edhe një linjë të re të automatizuar të lyerjes me pluhur, investim ky në vlerë prej rreth 1,5 milionë eurosh.

Durmishi theksoi se “Kiel Maqedoni” është shembull konkret i një investimi të huaj që jo vetëm ka arritur të zhvillohet me sukses, por vazhdon të zgjerojë kapacitetet dhe të krijojë perspektivë për punësime të reja.

“Për ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, pikërisht ky është thelbi i investimeve – kapacitete të reja prodhuese, vende të qëndrueshme pune, mundësi për zhvillim profesional të punëtorëve dhe vlerë e shtuar më e lartë në ekonomi”, theksoi ministri Durmishi.

Kompania, e cila ka filluar veprimtarinë në vitin 2017, aktualisht numëron rreth 190 të punësuar në dy objektet e saj prodhuese në Tetovë dhe Zhelinë. Me zgjerimin e kapaciteteve dhe funksionalizimin e linjës së re, ku tashmë janë angazhuar pesë punëtorë, pritet të krijohen mundësi për punësime shtesë.

Ministri Durmishi vlerësoi veçanërisht faktin që produktet e prodhuara në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e zinxhirëve ndërkombëtarë të prodhimit të kompanive të njohura si “Siemens”, “Alstom” dhe “Stadler”, duke dëshmuar potencialin e fuqisë punëtore vendore dhe konkurrueshmërinë e industrisë së vendit.

Ai nënvizoi se prioritet i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës mbetet krijimi i një klime të favorshme për investime, zgjerimi i kapaciteteve prodhuese dhe sigurimi i vendeve të qëndrueshme të punës, me mundësi për avancim profesional dhe të ardhura më të mira për qytetarët.

“Angazhimi ynë është të krijojmë kushte në të cilat kompanitë do të kenë interes të investojnë, të zgjerojnë prodhimin dhe të hapin vende të reja pune, ndërsa punëtorët do të kenë mundësinë e punësimit të sigurt, avancimit të shkathtësive të tyre dhe të ardhurave më të mira”, deklaroi Durmishi.

Në fund të vizitës, ministri përgëzoi drejtuesit dhe të punësuarit e kompanisë për rezultatet e arritura, duke theksuar se investimet që sjellin teknologji moderne, rritje të prodhimit dhe vende të reja pune janë thelbësore për zhvillimin ekonomik të vendit.

You Might Also Like

EMV publikon tenderin për nxjerrjen dhe transportin e 1 milion tonëve qymyr në vit nga Kosova

Ministrja Bozhinovska pjesë e delegacionit shtetëror në COP31 në Turqi

Banka Popullore lehtëson kushtet për klientët e Bankës ALTA

Maqedonia e Veriut ka gazin më të shtrenjtë në Evropë në raport me fuqinë blerëse

Në Maqedoni shitja e banesave ka rënë me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë
Next Article Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?