By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klekovski në Qendrën Klinike Stomatologjike „Shën Panteleimon“: Mbi 40 milionë denarë të investuar në modernizimin e klinikës, përfshirë edhe ordinancën për anestezi të përgjithshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klekovski në Qendrën Klinike Stomatologjike „Shën Panteleimon“: Mbi 40 milionë denarë të investuar në modernizimin e klinikës, përfshirë edhe ordinancën për anestezi të përgjithshme
Maqedoni

Klekovski në Qendrën Klinike Stomatologjike „Shën Panteleimon“: Mbi 40 milionë denarë të investuar në modernizimin e klinikës, përfshirë edhe ordinancën për anestezi të përgjithshme

admin
Last updated: 12/11/2026 15:16
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot vizitoi Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare „Shën Panteleimon“ në Shkup. Gjatë viteve 2025 dhe 2026, në klinikë janë investuar mbi 40 milionë denarë për modernizimin e pajisjeve dhe për krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe punonjësit.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar ordinancës për anestezi të përgjithshme, e cila është rinovuar tërësisht dhe është pajisur me pajisje shtesë. Në këtë ordinancë marrin trajtim profesional personat me aftësi të kufizuara, fëmijët që nuk mund të bashkëpunojnë gjatë trajtimit, si dhe pacientët me dentofobi të theksuar (frikë të theksuar nga trajtimi stomatologjik).

-Mbi 40 milionë denarë të investuar brenda dy viteve përbëjnë një investim të konsiderueshëm në shëndetësinë publike stomatologjike. Ky është rezultat i mbështetjes nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor, por edhe i angazhimit të udhëheqësisë së klinikës. Kur mjetet financiare shpenzohen në mënyrë të dedikuar dhe sipas qëllimit të përcaktuar, kjo reflektohet në çdo ordinancë: përmes pajisjeve më moderne dhe kushteve më të mira për pacientët dhe punonjësit.
Përkundër faktit se një pjesë e shërbimeve stomatologjike ofrohen edhe nga institucionet private shëndetësore, është e domosdoshme të kemi një sektor publik stomatologjik të fuqishëm, veçanërisht duke pasur parasysh se ky institucion është institucion shëndetësor terciar, ku arsimohen dhe aftësohen stomatologët e ardhshëm, deklaroi ministri Klekovski.

Ai theksoi në veçanti rëndësinë e ordinancës për anestezi të përgjithshme.
„Për një fëmijë me aftësi të kufizuara, edhe ndërhyrja më e thjeshtë stomatologjike shpesh mund të realizohet vetëm nën anestezi të përgjithshme. Për këtë nevojitet një hapësirë e sigurt, pajisje adekuate dhe ekip i trajnuar profesionalisht, të cilat sot janë në dispozicion këtu. Kjo dëshmon se edhe me mjete financiare relativisht të kufizuara, të investuara në vendin e duhur, mund të zgjidhen sfida të rëndësishme. Familjet vijnë nga të gjitha pjesët e vendit për të përfituar nga ky trajtim. Prandaj, hapi i ardhshëm duhet të jetë decentralizimi, në mënyrë që ky shërbim të jetë më pranë pacientëve“, tha Klekovski.
Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e përgjegjësisë shoqërore në shëndetësi.

„Institucioni publik investoi mjetet e veta financiare, ndërsa sektorit të biznesit dhe atij civil iu bashkuan kësaj nisme. Kur të gjithë veprojnë së bashku, rezultatet janë të dukshme dhe u shërbejnë drejtpërdrejt pacientëve. Shpreh mirënjohjen time për Fondacionin „Dr. Verica Mexhandziska“ dhe kompaninë „Zegin“. Ky është një shembull që duhet të pasohet edhe nga iniciativa të tjera“, shtoi Klekovski.

Drejtoresha e Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare „Shën Panteleimon“, prof. dr. Julijana Nikollovska, theksoi se gjatë çdo procesi të prokurimit, në fokus janë nevojat e pacientëve.
-Brenda vetëm një viti e gjysmë kemi realizuar ndryshime të dukshme. Këtë e kemi arritur falë mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimit Shëndetësor, si dhe përmes menaxhimit të kujdesshëm dhe kursimeve të brendshme. Jemi veçanërisht krenarë për ordinancën për anestezi të përgjithshme, e cila është e vetmja e këtij lloji në vend në nivelin terciar të kujdesit shëndetësor. Synimi ynë është të sigurojmë kujdes shëndetësor stomatologjik të qasshëm, të sigurt dhe dinjitoz për çdo pacient, deklaroi Nikollovska.

Viktorija Mexhandziska, kryetare e Bordit Drejtues të Fondacionit „Dr. Verica Mexhandziska“ dhe drejtoreshë e kompanisë „Zegin“, theksoi se fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre përballen çdo ditë me sfida të shumta.

-Jemi krenarë që mbështesim një institucion ku ofrohet trajtim stomatologjik për fëmijët me aftësi të kufizuara nga të gjitha pjesët e vendit. Besojmë se kur institucionet, sektori i biznesit dhe organizatat e shoqërisë civile veprojnë së bashku, mund të krijojmë ndryshime të rëndësishme, deklaroi Mexhandziska.
Gjatë periudhës së kaluar, ndër të tjera, janë siguruar pajisjet dhe mjetet në vijim:
Videolaringoskop;
Printer 3D, skaner intraoral dhe skaner laboratorik 3D;
Laserë diodë dhe aparat mobil digjital për radiografi;
Defibrilatorë, autoklavë dhe sterilizues;
Aspiratorë teknikë dhe mikromotorë;
Pajisje të reja informatike.

Gjithashtu, është ndërtuar edhe një tualet i përshtatur për personat me aftësi të kufizuara.
Ordinanca për anestezi të përgjithshme është rregulluar pjesërisht me mjetet vetanake të institucionit, i cili ka siguruar videolaringoskop për realizimin e sigurt të anestezisë, ndërsa një pjesë e pajisjeve është siguruar përmes donacioneve në vlerë prej rreth 800 mijë denarësh.
Fondacioni „Dr. Verica Mexhandziska“ ka dhuruar një karrige stomatologjike, aparat mobil për radiografi dhe autoklavë, ndërsa kompania „Zegin“ ka dhuruar shtretër spitalorë.
Terminet për trajtim nën anestezi të përgjithshme caktohen në numrin e telefonit 075 435 445, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në orën 14:00.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga viti i ardhshëm, pagesa digjitale e rrugëve do të nisë për kamionët
Next Article Studentët e Biokimisë të Universitetit të Tetovës përfitojnë përvojë praktike në Laboratorin e Spitalit Klinik të Tetovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?