By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët e Biokimisë të Universitetit të Tetovës përfitojnë përvojë praktike në Laboratorin e Spitalit Klinik të Tetovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Studentët e Biokimisë të Universitetit të Tetovës përfitojnë përvojë praktike në Laboratorin e Spitalit Klinik të Tetovës
Maqedoni

Studentët e Biokimisë të Universitetit të Tetovës përfitojnë përvojë praktike në Laboratorin e Spitalit Klinik të Tetovës

admin
Last updated: 12/11/2026 15:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Ndërthurja e njohurive me përvojën profesionale në institucionet shëndetësore është komponent i rëndësishëm i përgatitjes së kuadrove të ardhshme në lëmin e biokimisë. Në këtë drejtim, studentët e drejtimit të Biokimisë, nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës, më 11 nëntor 2026, realizuan një vizitë studimore në Laboratorin e Spitalit Klinik të Tetovës.

Kjo vizitë u mundësoi studentëve të njihen me mjedisin profesional të punës laboratorike dhe me rëndësinë që ka biokimia klinike në procesin e diagnostikimit, përcjelljes dhe vlerësimit të gjendjes shëndetësore të pacientëve. Përmes kësaj përvoje, ata patën mundësinë të shohin se si njohuritë e fituara gjatë studimeve aplikohen në praktikën e përditshme profesionale.

Gjatë vizitës, studentët u informuan për organizimin dhe funksionimin e laboratorit klinik, procedurat e pranimit dhe përpunimit të mostrave biologjike, proceset analitike, si dhe rëndësinë e saktësisë dhe besueshmërisë së rezultateve laboratorike. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe metodave bashkëkohore të analizave biokimike, përdorimit të aparaturave laboratorike dhe respektimit të protokolleve profesionale që garantojnë cilësinë e shërbimeve diagnostikuese.

Vizita u realizua nën udhëheqjen profesionale të specialistes së Biokimisë Medicinale, Maltina Ferati, e cila i njohu studentët me proceset e punës dhe ndau me ta përvojën e saj profesionale, duke u ofruar këshilla dhe sqarime mbi aspektet praktike të veprimtarisë laboratorike. Iniciatore e këtij aktiviteti ishte përfaqësuesja e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Anila Fetai, në kuadër të përpjekjeve të saj për të nxitur bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet arsimit të lartë dhe institucioneve shëndetësore.

Ajo theksoi se, Universiteti i Tetovës, përmes aktiviteteve të këtij karakteri, synon të krijojë mundësi që studentët, përtej përgatitjes teorike, të përfitojnë edhe përvoja konkrete në mjedise reale të punës. Kontakti i drejtpërdrejtë me praktikën profesionale ndihmon në zhvillimin e shkathtësive, zgjerimin e horizontit akademik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për sfidat e tregut të punës.

Vizita të tilla përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt një formimi universitar më të ndërlidhur me praktikën dhe kërkesat bashkëkohore profesionale, duke e forcuar njëkohësisht rolin e Universitetit të Tetovës në përgatitjen e gjeneratave të reja të specialistëve në fushën e shkencave natyrore dhe shëndetësore.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Klekovski në Qendrën Klinike Stomatologjike „Shën Panteleimon“: Mbi 40 milionë denarë të investuar në modernizimin e klinikës, përfshirë edhe ordinancën për anestezi të përgjithshme
Next Article Mungesa e deputetëve, seanca e Kuvendit shtyhet për të premten
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?