By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dibran Hoxha “Kobra” dhe Andi Pajaziti “Italiani” përleshen në Burgun e Sigurisë së Lartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Dibran Hoxha “Kobra” dhe Andi Pajaziti “Italiani” përleshen në Burgun e Sigurisë së Lartë
Kosovë

Dibran Hoxha “Kobra” dhe Andi Pajaziti “Italiani” përleshen në Burgun e Sigurisë së Lartë

admin
Last updated: 12/11/2026 16:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 nëntor, argument.mk/ – Dibran Hoxha, i njohur me nofkën “Cobra”, dhe Andi Pajaziti, i njohur si “Italiani”, raportohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Incidenti ka ndodhur më 07.11.2026, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se në këtë rast janë përfshirë dy të dënuarit.

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, ka bërë të ditur se pas incidentit, të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut, në përputhje me procedurat standarde.

“Ndaj të dënuarve janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës, raporton kallxo.com.

Institucioni nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat që i paraprinë incidentit apo natyrën e lëndimeve të të përfshirëve.

Dibran Hoxha i akuzuar për vrasjen e kuksianit në klubin “Cobra City” është dënuar me 23 vite dënim me burgim kurse për armëmbajtje i njëjti është dënuar me 2 vite burgim. Dënim unik për Dibran Hoxhën i njohur me nofkën “Kobra” është përcaktuar dënimi prej 24 vite burgim.

Kurse, Andi Pajaziti për veprën penale “armëmbajtje pa leje” është dënuar më 2 vjet burgim dhe në këtë dënim do t’i llogaritet edhe qëndrimi në paraburgim.

Ai ishe akuzuar për vrasje në lokalin “BonVivant” në Prishtinë ku ishte vrarë Kastriot Ramadani, por Gjykata e Prishtinës e kishte liruar nga kjo akuzë.

Më 31.01.2025, Pajaziti ishte liruar nga Gjykata Themelore me arsyen se ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale të të akuzuarit, përkatësisht “veprimet e të pandehurit janë në kuadër të mbrojtjes së nevojshme”.

Këtë vendim të Gjykatës Themelore, që e kishte marrë Gjyqtari, Eroll Gashi, e ka vërtetuar edhe shkalla e dytë e gjyqësorit.

You Might Also Like

Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E kryer, Man United arrin marrëveshje në parim me pasuesin e Michael Carrick
Next Article Merz: Radha e Putinit për të çuar përpara negociatat e paqes në Ukrainë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?