By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-Presidenti Trump përshkallëzon retorikën ndaj Presidentit Biden
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ish-Presidenti Trump përshkallëzon retorikën ndaj Presidentit Biden
Bota

Ish-Presidenti Trump përshkallëzon retorikën ndaj Presidentit Biden

admin
Last updated: 04/03/2024 10:34
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Dita më e rëndësishme për zgjedhjet paraprake në Shtetet e Bashkuara po afron. 5 marsi cilësohet si Super e Marta, dita kur 16 shtete amerikane do të organizojnë njëkohësisht votimet për zgjedhjet paraprake brenda partive. Deri më tani, Presidenti Joe Biden dhe të ish Presidenti Donald Trump duket se janë qartësisht fitues në garën brenda partive të tyre.

Ndërsa afron e marta, zoti Trump ka përshkallëzuar retorikën ndaj zotit Biden, duke e akuzuar atë se po tenton të dëmtojë Shtetet e Bashkuara nëpërmjet emigracionit të paligjshëm.

Fushata zgjedhore është intensifikuar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa 16 shtete pritet të mbajnë njëkohësisht të martën zgjedhjet paraprake brenda partive.

Ky është një moment kyç për Presidentin Joe Biden dhe ish Presidentin Donald Trump, të cilët janë kandidatët kryesorë për president respektivisht në Partinë Demokrate dhe Partinë Republikane. Rezultatet e mira gjatë votimeve të së ashtuquajturës Super e Marta, do të forconin më tej pozitat e tyre.

Garat zgjedhore do të zhvillohen që nga shteti verior Alaska dhe deri në Kaliforni.

Në Partinë Demokrate, Presidenti Joe Biden është përballur me disa probleme politike, të cilat janë pasqyruar me ulje të përqindjes së mbështetjes në anketimet e opinionit publik, por që përgjithësisht nuk i kanë shkaktuar ende humbje të mëdha gjatë votimeve paraprake.

Një përjashtim ndodhi në shtetin e Miçiganit, ku pati një organizim të brendshëm në radhët e demokratëve për të votuar si “të pavendosur”, në formë proteste kundër mbështetjes së Presidentit Biden për Izraelin. “Të pavendosurit” mblodhën në Miçigan rreth 13% të votave, një nivel pak më i lartë krahasuar me zgjedhjet paraprake në të kaluarën.

Në Partinë Republikane, ish presidenti Donald Trump gjithashtu vazhdon ta mbizotërojë garën, ndërsa kundërshtarja e tij kryesore në garë, ish ambasadorja në OKB Nikki Haley, po has në vështirësi. Ajo madje humbi me një diferencë prej mbi 40% në zgjedhjet e fundit paraprake në Miçigan, si dhe më herët në shtetin e saj, Karolinën e Jugut.

Ish Presidenti Trump përballet me mbështetje jo të mirë në radhët e votuesve me arsim universitar.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Të shtunën, gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut ai përshkallëzoi edhe më tej retorikën kundër Presidentit Biden, duke e akuzuar atë për përmbysje të rendit shoqëror amerikan nëpërmjet emigracionit të paligjshëm.

“Sjellja e Biden-it për kufirin tonë, është nga çdo botëkuptim, një komplot për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara. Ai flet për demokraci… dhe ai është një rrezik për demokracinë… Biden dhe bashkëpunëtorët e tij duan të rrëzojnë sistemin amerikan, të zhvlerësojnë vullnetin e votuesve amerikanë dhe të krijojnë një bazë të re pushteti që u jep kontroll në disa gjenerata”, tha zoti Trump.

Kjo deklaratë duket si një refuzim ndaj ofertës për bashkëpunim që bëri Presidenti Biden më herët gjatë vizitës në zonën kufitare në Teksas.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ja se çfarë do t’i thoja zotit Trump: në vend që të bëni lojëra politike me këtë çështje, në vend që t’i thoni anëtarëve të Kongresit që ta bllokojnë legjislacionin, bashkohuni me mua, ose të bashkohem unë me ju dhe t’i themi Kongresit ta miratojë këtë projektligj dypartiak për sigurinë kufitare. Mund t’ia dalim së bashku”, tha nga Teksasi Presidenti Biden.

Ndërsa emigracioni është bërë një tematikë gjithnjë më e rëndësishme elektorale për të dyja palët, qëndrimet diametralisht të kundërta pritet të vazhdojnë edhe pas votimeve paraprake të Super të Martës. /VOA

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pa energji elektrike nesër pjesët e Ilindenit, Sarajit, Çuçer Sandevës
Next Article Kurti: Republika e Kosovës është e përkushtuar tek perspektiva euro-atlantike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?