By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Policia bastis zyrat e ish kryeministrit francez Edouard Philippe, dyshime për korrupsion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Policia bastis zyrat e ish kryeministrit francez Edouard Philippe, dyshime për korrupsion
Bota

Policia bastis zyrat e ish kryeministrit francez Edouard Philippe, dyshime për korrupsion

admin
Last updated: 03/04/2024 19:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetar i bashkisë së qytetit Le Havre, zoti Philippe shihet gjerësisht si kandidati i mundshëm për të pasuar zotin Macron.

Policia franceze kontrolloi të mërkurën zyrat e kryebashkiakut Edouard Philippe në qytetin Le Havre, si pjesë e një hetimi paraprak për korrupsion të mundshëm dhe shpërdorime financiare, tha një burim i gjyqësorit. Zoti Philippe ka shërbyer në postin e kryeministrit të Francës gjatë mandatit të parë të Presidentit Macron.

Aktualisht kryetar i bashkisë së qytetit Le Havre, zoti Philippe shihet gjerësisht si kandidati i mundshëm për të pasuar zotin Macron në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Zyra e zotit Philippe tha përmes një deklarate se ai dhe ekipi i tij “janë plotësisht në dispozicion të prokurorisë për të siguruar të gjithë elementet e nevojshëm për hetimin”.

Duke folur më herët për kanalin televiziv të lajmeve BFM TV, zoti Philippe tha se ai dhe ekipi i tij planifikojnë t’u tregojnë hetuesve se ata i respektojnë rregullat.

Kontrolli është “pjesë e një hetimi paraprak të hapur në dhjetor të vitit 2023 lidhur akuza për shitje influence, favorizim, shpërdorim fondesh publike dhe ngacmim psikologjik”, tha burimi pa përmendur specifikisht emrin e zotit Philippe.

Por gazeta “Le Monde” shkruante më herët se hetimi synon drejtpërdrejt zotin Philippe, si dhe disa nga ndihmësit e tij.

Zoti Philippe dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 2020 përpara një riorganizimi të qeverisë. Ai ishte kryeministri i parë i qeverisë së Presidentit Macron, i cili u largua nga partia konservatore “Les Republicans” për t’iu bashkuar ekipit të presidentit pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Në vitin 2020, zoti Philippe u rizgjodh në krye të bashkisë në “Le Havre”, një qytet-port industrial në Francën veriore ku ai ndërtoi karrierën e tij politike./VOA

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hetemi: Edhe nëse shkarkohemi nuk është problem
Next Article Hasani: NATO të mos largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?