By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 5 frontet e konfliktit Iran-Izrael dhe rreziku i përplasjes totale nëse kombinohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > 5 frontet e konfliktit Iran-Izrael dhe rreziku i përplasjes totale nëse kombinohen
Bota

5 frontet e konfliktit Iran-Izrael dhe rreziku i përplasjes totale nëse kombinohen

admin
Last updated: 20/04/2024 21:35
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Dueli Iran-Izrael ka pesë rrathë, fronte të ndryshme që sapo të bashkohen shndërrohen në konflikt total. Varet nga vendimi i drejtuesve, nga momenti dhe nga ngjarje që nuk janë gjithmonë të parashikueshme.

Lufta e hijeve

Është ajo e kryer në të kaluarën me efektivitet të madh dhe rezultate domethënëse. Izraeli ka eliminuar shkencëtarët, ka sabotuar objektet, ka penguar rrjedhën e armëve/teknologjisë në favor të Republikës Islamike dhe milicive shiite. Këtu ka prita, bastisje bazash, autokolona kamionësh. Teherani u përgjigj me sulme dhe bombardime, duke përdorur celula – për shembull Hezbollahun libanez – të akuzuar për sulme hakmarrëse.

Lufta në det

Anijet tregtare, cisternat e naftës dhe në të paktën një rast të njohur, një anije mëmë e përdorur nga inteligjenca e Gardës Revolucionare në Detin e Kuq janë në shënjestër. Saviz, ky është emri i anijes që u dëmtua në vitin 2021 nga forcat speciale izraelite dhe u zëvendësua nga Beshad, që sapo ishte kthyer në shtëpi për të shmangur përfshirjen në reprezalje. Bombat shpërthyese të vendosura nga komando dhe dronët kamikazë ishin armët e përdorura. Marina konvencionale, të cilat kanë mbetur në prapavijë, kanë forcën për të ngritur sfidën, kjo pasi iranianët po punojnë për ta përmirësuar atë. Ata nuk i fshehin ambiciet përtej Gjirit, ndërsa Tel Avivi ka njësi moderne dhe nëndetëse raketore.

Lufta në qiell

Përdorimi i gjerë i aviacionit, dronëve kamikazë dhe sulmues, e po ashtu të raketave të të gjitha llojeve. Raketa balistike, lundruese, apo të thjeshta, të cilat sigurisht nuk janë të sofistikuara, por që në duart e milicive aleate me Teheranin marrin një vlerë politike. Sepse ato i lejojnë Iranit të synojë kundërshtarin pa u shqetësuar shumë për efektet dhe saktësinë. Nga ana tjetër, shteti hebre ka në dispozicion luftarakë, teknologji superiore, një mburojë kundërajrore si Iron Dome që ka rezultuar efektive dhe transportues me rreze të gjatë. Janë sisteme me të cilat kryhen operacione klasike por edhe atentate të synuara. Ditët e fundit dueistët kanë bërë një kthesë, sa të duash simbolike – për disa thjesht një shfaqje – e cila megjithatë çoi në shkeljen e vijës së kuqe. Ata sulmuan njëri-tjetrin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe “publike”, ndonëse me dallime në formën e sulmit. Vëzhguesit me të drejtë përsërisin se një tabu është thyer.

Lufta e fjalëve

Kërcënime, premtime për surpriza, aludime për pajisje speciale dhe zgjidhje të ideuara “me imagjinatë”. Fushata propagandistike ka qenë gjithmonë intensive, duke theksuar tonin për qëllime të brendshme, me mesazhe të dedikuara për opinionin publik përkatës dhe partnerët ndërkombëtarë. Mossad heshti, duke e shtyrë qeverinë të përshtatej, ndërsa vërehet se ka një prani më të madhe mediatike. Vlen këtu të përmendet rasti i famshëm në të cilin Bibi Netanyahu zbuloi para kamerave në prill 2018 vjedhjen e arkivit bërthamor iranian të kryer – sipas versionit zyrtar – nga shërbimet sekrete.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Lufta me prokurë

Ajo bën pjesë në secilën nga kategoritë e mëparshme, me pak më shumë të dhëna. Izraeli (regjimet sunite të Gjirit dhe në të kaluarën edhe SHBA) në disa raste mbështeten në ndihmën e grupeve opozitare të brendshme iraniane: baluçit, kurdët, arabët nga Ahwazi, nacionalistët, muxhahidët. Ato janë formacione autonome të cilat, megjithatë, mund të japin një dorë për të shkaktuar probleme. Një zgjedhje e Mossad-it që daton më shumë se një dekadë më parë, i lejon asaj të aktivizojë bërthamat tashmë të pranishme të cilat janë të pajisura me mjetet e nevojshme (dronë, eksplozivë, këshilla) dhe të shmangë rreziqet për agjentët e saj. Irani, përveç milicive të trajnuara mirë me arsenal të mjaftueshëm – përmendim këtu Huthit në Jemen dhe vetë Hamasin palestinez – ka prezantuar një variant, që është përdorimi i të huajve, shpesh figura të lidhura me botën e krimit, të gatshëm për të kryer misionet anti-izraelite.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ambasadori britanik në Serbi: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE
Next Article Në Strugë, kriza mbylli shumë biznese, të tjerat presin sezonin veror

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?