By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lista e liderëve që Izraeli kërkon të eliminojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Lista e liderëve që Izraeli kërkon të eliminojë
Bota

Lista e liderëve që Izraeli kërkon të eliminojë

admin
Last updated: 01/08/2024 19:22
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Izraeli duket se ka një listë të qartë konkrete me udhëheqës politikë e ushtarakë në shënjestër. Duke filluar nga Mohammed Deif e deri tek Ismail Haniyeh që mbeti i vrarë më 31 korrik, Izraeli ka vrarë shumë anëtarë e liderë të Hamasit dhe është në kërkim të të tjerëve.

Jahja Sinwar: Lideri i Hamasit në Rripin e Gazës, ai është 62 vjeç dhe mbahet si një nga arkitektët kryesorë të sulmit të 7 tetorit. Ai dyshohet se ka vrarë 12 informatorë izraelitë dhe brutaliteti i tij i dha pseudonimin “Kasapi i Khan Yunis”. Ai u arrestua nga Izraeli në vitin 1988, por u lirua në një shkëmbim të burgosurish në vitin 2011. Sipas shtetit hebre, fshihet në një bunker.

Hassan Nasrallah: I lindur më 31 gusht 1960 në Bejrut, ka qenë sekretar i përgjithshëm i Hezbollahut që nga viti 1992. Në fund të viteve 1980, u ngjit në gradat ushtarake të organizatës. Kur potenciali i tij udhëheqës u bë i qartë, ai udhëtoi në Iran për të vazhduar arsimimin e tij fetar në Kum. Në vitin 1989, u kthye për të luftuar në Liban deri në fund të luftës civile. Ai mori drejtimin e Hezbollahut pasi paraardhësi i tij, Sheikh Abbas al-Musawi, u vra nga një raketë izraelite.

Khaled Meshaal: Ai është 58 vjeç dhe paraardhësi i mundshëm i Ismail Haniyeh. I ka shpëtuar një sulmi në vitin 1997 në Jordani. Dha dorëheqjen si udhëheqës politik i Hamasit në vitin 2017, por në cilësinë e tij si bashkëthemelues i organizatës mbetet shumë me ndikim në grup. Aktualisht jeton në Katar.

Mohammed Ali Al-Houthu: I lindur në vitin 1979, është kreu i Komitetit Suprem Revolucionar të rebelëve Houthi të Jemenit. Ishte një nga komandantët ushtarakë që udhëhoqi pushtimin e kryeqytetit jemenas Sanaa në shtator të vitit 2014 dhe ka qenë udhëheqës de facto i Jemenit që nga marrja e qeverisë jemenase nga rebelët në 2015.

Mohammed Deif, i vrarë më 13 korrik: Komandanti i Brigadave Qassam, që besohet të jetë organizatori i sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, mund të jetë vrarë në një sulm në Maëasi, në Gazën jugore, më 13 korrik. Hamasi pretendon se ai është ende gjallë, por sipas zëdhënësit ushtarak izraelit, Daniel Hagari, ka shenja se Deif, ka vdekur. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Ismail Haniyeh, i vrarë më 31 korrik: Lideri politik 62-vjeçar i Hamasit që nga viti 2017, u vra në Teheran. Ai lindi në një kamp refugjatësh në Gaza dhe që nga viti 2019 jetonte në Doha, Katar.

Fuad Shukr, i vrarë më 31 korrik: Numri 2 i Hezbollahut u vra në një sulm ajror në Bejrut. I lindur në vitin 1962, ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i komandantit, Imad Mughniyah. Shukr, i njohur gjithashtu si Haxhi Mohsin, ishte pjesë e Këshillit të Xhihadit.

Muhamed Naama Naser, vdiq më 3 korrik: Komandanti i njësisë “Aziz” të Hezbollahut, i mbiquajtur “Abu Naama”, u vra më 3 korrik nga një dron në zonën Tsur. Njësia e tij është përgjegjëse për një sektor të madh nga Libani jugor.

Taleb Sami Abdullah, vdiq më 12 qershor: Një anëtar i lartë i forcave të armatosura të Hezbollahut, me nofkën “Abu Taleb”, u vra në një sulm ajror në fshatin Joya (Libani jugor).

Mohamad Reza Zahdi, vdiq më 1 prill: Gjenerali 63-vjeçar iranian u vra në një sulm në Damask për të cilin fajësohej Izraeli. Ai ishte udhëheqësi më i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare dhe më i shquari që humbi jetën në një sulm pas vrasjes me urdhër të SHBA-së të Qassem Soleimani në Irak në vitin 2020. Ai njihej edhe si Reza Mahdavi, Hassan Mahdavi ose Alireza Zahedi.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Diversion ose sabotim në Institutin e Shëndetit Publik
Next Article Izet Mexhiti sinonim i ndryshimit, tani të gjithë u bindën se populli janë në krahë të tij!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?