By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mongolia nuk i zbaton detyrimet ndërkombëtare – refuzon ta arrestojë Putinin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mongolia nuk i zbaton detyrimet ndërkombëtare – refuzon ta arrestojë Putinin
Bota

Mongolia nuk i zbaton detyrimet ndërkombëtare – refuzon ta arrestojë Putinin

admin
Last updated: 02/09/2024 19:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur në Mongoli, duke shënuar vizitën e parë në një vend që është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) që kur ajo lëshoi një urdhër arresti për të vitin e kaluar.

Mediat shfaqen pamjet e aeroplanit të diktatorit rus duke aterruar në kryeqytetin mongol, Ulaanbaatar.

Putini kërkohet nga ICC-ja për deportimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga zonat e Ukrainës të pushtuara nga forcat ruse, shkruan moscowtimes.

Kievi u ka bërë thirrje autoriteteve mongole të ekzekutojnë urdhrin e ICC-së, ndërsa gjykata përsëriti javën e kaluar se anëtarët e saj janë të detyruar të arrestojnë individët që janë paditur.

ICC lëshoi urdhrin e arrestit për Putinin në muajin mars të vitit 2023, duke përmendur “fakte të besueshme” se ai është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas në Rusi.

Kievi pretendon se mijëra fëmijë u dëbuan me forcë nga jetimoret dhe institucionet e tjera shtetërore pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.

Moska pohon se i zhvendosi fëmijët për sigurinë e tyre dhe e ka hedhur poshtë urdhrin e ICC-së si të parëndësishëm. Megjithatë, udhëtimi i kësaj jave në Mongoli është i pari i Putinit në një shtet anëtar të ICC që nga lëshimi i urdhrit 18 muaj më parë.

Pas arritjes së Putinit, Amnesty International paralajmëroi se dështimi i Mongolisë për ta arrestuar atë mund ta inkurajojë më tej liderin rus.

“Presidenti Putin është një i arratisur nga drejtësia”, tha Altantuya Batdorj, drejtoreshë ekzekutive e Amnesty International Mongolia.

“Çdo udhëtim në një shtet anëtar të ICC-së që nuk përfundon me arrestim do të inkurajojë kursin aktual të veprimit të presidentit Putin dhe duhet parë si pjesë e një përpjekjeje strategjike për të minuar punën e ICC-së”, shtoi ajo. 

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

Estonia zgjedh presidenten e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit
Next Article “Çka të thotë burri, gruaja bën Amin” – Xhuli Nura flet për meshkujt shqiptarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?