By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtëpia e Bardhë paralajmëron Kinën në lidhje me praktikën për të prodhuar më shumë sesa duhet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shtëpia e Bardhë paralajmëron Kinën në lidhje me praktikën për të prodhuar më shumë sesa duhet
Bota

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Kinën në lidhje me praktikën për të prodhuar më shumë sesa duhet

admin
Last updated: 18/10/2024 23:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

SHBA-ja do të përdor mjete kufizuese si tarifat për të kundërshtuar praktikën e Kinës për të prodhuar shumë më tepër mallra sesa i duhen për të dominuar tregjet globale, ka njoftuar zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Daleep Singh.

“Pra, ky është problemi dhe nuk është abstrakt. Mund ta shihni në numra”, tha Singh gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Aleanca për Prodhimin Amerikan.

Siç raportohet, Pekini dhe Uashingtoni kanë pasur marrëdhënie të tensionuara prej vitesh për shkak të çështjeve të shumta që variojnë nga tarifat tregtare dhe origjina e COVID-19 tek të drejtat e njeriut, pronësia intelektuale dhe Tajvani.

Por, Singh nuk dha detaje mbi ndonjë masë të re që po shqyrtohet nga Uashingtoni, shkruan Reuters.

Të dhënat treguan se Kina kishte një mbikapacitet të konsiderueshëm në krahasim me kërkesën e parashikuar për automjetet elektrike, bateritë ose gjysmëpërçuesit.

Singh tha se “një numër në rritje vendesh”, duke përfshirë Brazilin, Indinë, Afrikën e Jugut dhe Bashkimin Evropian, po fillonin ta shihnin mbikapacitetin industrial si një problem madhor, duke shtuar se Kina po përdor prodhimin për të fituar dominim në një numër sektorësh.

“Kina po vërshon sektorët strategjikë me ofertë që është shumë përtej asaj që kërkesa globale mund të thithë në mënyrë të besueshme”, deklaroi zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Ai tha se Kina kishte përdorur prej kohësh të njëjtat taktika për të fituar dominimin në çelik, pajisjet diellore dhe mjekësore, por tendenca tani po “zgjerohet dhe intensifikohet” për të përfshirë automjetet elektrike, bateritë dhe gjysmëpërçuesit, ku Uashingtoni ka investuar shumë.

Uashingtoni më parë ka thënë se SHBA-së mund t’i duhet të ndërmarrë veprime të mëtejshme dhe “më kreative” përtej tarifave për të mbrojtur industritë dhe punëtorët amerikanë kundër kapacitetit të tepërt industrial në rritje të Kinës.

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

Estonia zgjedh presidenten e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi: Jemi të gatshëm menjëherë t’i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, por kërkojmë garanci se nuk do të ketë kushte të reja
Next Article Mëngjes i freskët, gjatë ditës me diell me temperatura deri 23 gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?