By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
Bota

Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë

admin
Last updated: 25/10/2024 08:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dy kompanitë që kanë në pronësi dhe menaxhojnë anijen e mallrave që shkaktoi shembjen e urës pranë portit në Baltimore kanë rënë dakord që të paguajnë më shumë se 100 milionë dollarë për të zgjidhur pa gjyq një padi të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë, thanë të enjten zyrtarët, raporton “Zëri i Amerikës.

Marrëveshja vjen një muaj pasi Departamenti i Drejtësisë ngriti padi ndaj firmës që ka në pronësi anijen “Dali”, “Grace Ocean Private Ltd.” dhe kompanisë që e menaxhon atë, “Synergy Marine Group”, që të dyja me seli në Singapor, përcjell A2 CNN.

Aktpadia kërkonte një dëmshpërblim prej më shumë se 100 milionë dollarësh të shpenzuara nga qeveria amerikane për të pastruar mbetjet dhe rihapur potin e qytetit Baltimore.

“Kjo rezolutë siguron që kostot e përpjekjeve të qeverisë federale për pastrimin e kanalin “Fort McHenry” të përballohen nga firmat ‘Grace Ocean’ dhe ‘Synergy’ dhe jo nga taksapaguesit amerikanë”, tha në një deklaratë zoti Benjamin Mizer, zyrtari i tretë më i lartë në Departamentin e Drejtësisë.

Departamenti i Drejtësisë ngriti pretendimet se sistemet elektrike dhe mekanike në anijen, Dali, nuk ishin mirëmbajtur siç duhet, duke çuar në avarinë që shkaktoi daljen e anijes nga kursi përpara se të përplasej me një këmbë të urës “Francis Scott Key” në muajin mars.

Shembja e një seksioni të urës shkaktoi pengesa për muaj të tërë të transportit komercial detar përmes portit të Baltimores përpara se rruga ujore të hapej plotësisht në muajin qershor.

Në fund të muajit mars, anija e mallrave Dali pësoi një avari elektrike rreth 10 orë përpara se të largohej nga porti i Baltimores dhe përsëri pak para se të përplasej me urën “Francis Scott Key” duke shkaktuar vdekjen e gjashtë punonjësve të mirëmbajtjes së urës, thanë hetuesit federalë në muajin maj.

Pasojat mund të kishin qenë shumë më të mëdha nëse policia nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të ndaluar trafikun. Brenda rreth 90 sekondash, pas paralajmërimit në radio të një dispeçeri se një anije masive mallrash kishte humbur kontrollin dhe po shkonte drejt urës, oficerët e policisë arritën të ndalonin trafikun e automjeteve në të dyja anët e urës.

Anija Dali nga Singapori, 299 metra e gjatë, po nisej nga porti i Baltimores për në Sri Lanka kur u përplas me urën.

Në fillim të qershorit, zyrtarët njoftuan rihapjen e kanalit “Fort McHenry”, pas pastrimit të rrënojave nga kanali 213 metra i gjerë dhe 15 metra i thellë.

Zyrtarët kanë thënë se shpresojnë që puna për ndërtimin e urës të përfundojë deri në vitin 2028.

You Might Also Like

Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit

Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare

​Marco Rubio viziton Suedinë për takimin ministror të NATO-s

Serbët angazhuan 27 vajza për të joshur zyrtarët e KFOR-it në Kosovë

NATO po shqyrton një mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigracionin, reagon presidenti i KiE: Mos kini frikë nga risitë, duhen mënyra konkrete
Next Article Inteligjencë Artificiale për të mbrojtur sigurinë kombëtare, Biden firmos direktivën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?