By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Disa markete tashmë kanë ulur çmimet, e disa të tjera nesër do të mbyllen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Disa markete tashmë kanë ulur çmimet, e disa të tjera nesër do të mbyllen
Ekonomi

Disa markete tashmë kanë ulur çmimet, e disa të tjera nesër do të mbyllen

admin
Last updated: 30/01/2025 18:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nesër qytetarët kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë marketet, për shkak të rritjes së çmimeve. Disa nga marketet kanë reflektuar duke ulur çmimet ndërsa të tjera duket se do të përdorin një strategji, duke mbyllur nesër marketet me arsyetimin e evidencës së produkteve.

“Për ditën e nesërme është paralajmëruar bojkot i të gjitha marketeve nga ana e qytetarëve ndërsa ato që anketuam sot, disa shprehen se janë pro këtij bojkoti ndërsa disa të tjerë thonë se nuk kanë nevojë që të bojkotojnë sepse edhe ashtu janë në fund të muajit dhe nuk kanë se çfarë të shpenzojnë”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.

“Ndoshta nuk do të arrihet asgjë por do të jetë një vërejtje edhe për qeverinë edhe për tregtarët. Është e mirë që është në nivel të ish Jugosllavisë dhe përse edhe ne të mos jemi pjesëmarrës, bojkot në një mënyrë sepse vërtetë çmimet janë të larta për standardin tonë dhe mendoj se do të ndikoje pak”, tha një qytetar.

“A do të bojkotoni? Po, do të bojkotoj. A keni blerë sot? Jo, gjërat elementare dhe asgjë më shumë. Mendoni se do të dërgohet porosia me bojkotin? Jo edhe aq shumë por t’i rikujtojmë se nuk jemi të kënaqur me çmimet e larta por mendoj se nuk do të arrihet diçka e veçantë”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Mendoj se nuk mjafton vetëm në një ditë, bojkoti duhet të zgjasë më shumë nëse duam të ketë ndonjë efekt por nuk është vetëm ajo, shumë gjëra duhet të bojkotohen në këtë shtet”, u shpreh një qytetar tjetër.

Por edhe marketet nuk rrinë duarkryq. Disa nga to kanë marrë menjëherë masa duke ulur çmimet ndërsa disa kanë paralajmëruar të mbyllin dyert për konsumatorët dhe të shfrytëzojnë ditën e nesërme për të bërë evidencë të produkteve.

Thirrja për qytetarët që të premten të mos bëjnë blerje në markete nisi në rrjetet sociale për shkak të çmimeve të larta të produkteve, duke ndjekur shembullin e Kroacisë, dhe vendeve tjera të rajonit.

Institucionet ditë më parë paralajmëruan se do të ketë kontrolle në terren dhe do të kontrollojnë situatën me çmimet neper markete dhe objekte tjera komerciale.

You Might Also Like

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dua Lipa dhe Callum Turner në lansimin e koleksionit të stolive nga “Tiffany and Co”
Next Article Muzeu i Louvreit drejt restaurimit, “Mona Lisa” do të zhvendoset

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?