By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet në Gjermani – ja çfarë u pa dhe u tha në duelin televiziv Scholz–Merz
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zgjedhjet në Gjermani – ja çfarë u pa dhe u tha në duelin televiziv Scholz–Merz
Bota

Zgjedhjet në Gjermani – ja çfarë u pa dhe u tha në duelin televiziv Scholz–Merz

admin
Last updated: 10/02/2025 10:04
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Të dy politikanët, kristiandemokrati Friedrich Merz dhe kancelari aktual, socialdemokrati Olaf Scholz, shpalosën konceptet e programeve të partive të tyre duke u ndaluar në temat më të spikatura të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 23 shkurt 2025: Migracioni, ekonomia, politikat fiskale, klima, reformat sociale, politika e jashtme.

Deklaratat përmbyllëse të debatit televiziv

Në mbyllje të debatit secili nga rivalët kishte të drejtën të shprehej me fjalinë përmbyllëse, që për Merz ishte deklarimi se: “Ne kemi një plan për këtë vend. Ne kemi shumë besim në kapacitetet e këtij vendi. Unë jam besimplotë që mund të drejtoj një qeveri të mirë dhe të suksesshme në Gjermani”.
Ndërsa Scholz deklaroi: “Një qeveri, e cila kujdeset, që Gjermania të avancojë dhe të jetë e qendrueshme, mund të ketë vetëm me një votë për socialdemokratët”.

Ç‘mendon Merz për koalicionet e mundshme qeverisëse?

Merz shpreson, që kristiandemokratët/kristiansocialët do t’i fitojnë zgjedhjet parlamentare.

Ai dëshiron të qeverisë me vetëm një partner koalicioni. AfD Merz e konsideron si një rrezik serioz për Gjermaninë.

Mbështetja në elektorat për këtë parti është dyfishuar gjatë legjislaturës së fundit.

Scholz është përpjekur të bëjë një politikë të majtë me partinë ekologjiste Të Gjelbrit, tha Merz.

Për këtë politikë nuk ka më mazhorancë në Gjermani. Kushdo, që do të qeverisë me unionin konservator, duhet të spostohet drejt politikës së “qendrës”, veçanërisht sa u përket temave të migracionit dhe ekonomisë.

Çfarë qendrimi duhet mbajtur ndaj Trump-it? “Fjalë të qarta dhe bisedime miqësore”

- Advertisement -
Ad imageAd image

Cila është strategjia e duhur në raport me presidentin e SHBA-së, Donald Trump?

Fjalë të qarta dhe bisedime miqësore, thotë Scholz. Kështu kam vepruar deri tani, vë në dukje ai dhe thekson, se është e rëndësishme, që të ruhen raportet transatlantike.

Merz thotë, se prej muajsh ka bërë thirrje, që duhet të jemi të përgatitur për presidentin Trump.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sa i përket grindjes për doganat, duhet të japim përgjigje të fortë dhe të negociojmë si të barabartë.

A duhet të pranohet Ukraina në NATO?

SHBA e refuzon këtë, thotë Scholz. E rëndësishme është të garantohet, që Ukraina të mos sulmohet sërish.

Scholz theksoi, po ashtu se nuk i pëlqen kur i thuhet Ukrainës, se duhet të heqë dorë nga pjesë të territorit.

Edhe Merz thotë, se aktualisht Ukraina nuk mund të hyjë në NATO.

Ndërkohë Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat në BE. Edhe në BE ka detyrime solidariteti. Lufta duhet të marrë fund sa më shpejt, theksoi Merz.

Si e shohin dy rivalët Scholz dhe Merz problemin e dobësimit të ekonomisë në Gjermani?

Duke iu referuar gjendjes së dobësimit të ekonomisë Merz tërhoqi vëmendjen, se Gjermania ka hyrë në vitin e tretë të recesionit. Ka më shumë falimentime firmash dhe rritje të numrit të të papunëve.

Ai akuzoi Scholz, se ka një percpetim të gabuar sa i përket emergjencës për zgjidhjen e problemeve.

Por Scholz thekson, se Gjermania ka një bazë të mirë për fuqizimin e ekonomisë: “Ne kemi bazën për t’u kujdesur për rritjen ekonomike”.

Scholz theksoi gjithashtu, se nuk është ai përgjegjës për arsyet e dobësimit ekonomik, që ka të bëjë me luftën në Ukrainë.

“Unë nuk e sulmova Ukrainën dhe unë nuk i ndërpreva furnizimet me gaz, ishte Putin që i bëri këto”, tha Scholz.

Merz kundërshtoi, se lufta ka prekur të gjithë Europën. “E përse vende të tjera janë sërish në kursin e rritjes ekonomike?”, pyeti ai. “Sepse ne na u desh të luftojmë më shumë me çmimet e industrisë dhe të energjisë. Kjo ishte shumë më relevante për ekonominë tonë”, kundërshtoi Scholz.

Merz: Dëbimet në kufi janë mundshme

Merz thekson, se dëbimet në kufijtë e Gjermanisë për migrantët e paligjshëm janë të mundshme.

“Ligji themelor ka ndryshuar në vitin 1993 dhe qysh atëherë kushdo që ka hyrë më në Gjermani në kufijtë tokësorë nuk ka mundur të aplikojë për azil, edhe nëse e ka kërkuar këtë”, tha Merz.

Edhe vende të tjera europiane – si Franca, Danimarka, Suedia – nuk i pranojnë njerëzit në kufi. “E përse tek ne nuk mund të funksionojë kjo?”, pyeti kandidati për kancelar i CDU-së, Merz.

Scholz për “kurs të ashpër dhe restriktiv” në politikën e azilit

Scholz u shpreh për një “kurs të ashpër dhe restriktiv” në politikën e azilit.

Ndërkohë është kuota më e ulët e kërkesave për azil që nga viti 2016. Ky kurs i kthimeve dhe mbajtjes në izolim deri në momentin e kthimit për ata që nuk fitojnë të drejtën e azilit do të vazhdojë.

Atmosfera mes dy rivalëve gjatë debatit televiziv

Të dy rivalët në debatin e parë televiziv ishin të papajtueshëm në qendrimet e tyre.

Scholz mbajti qëndrim sulmues ndaj rivalit, por gjatë gjithë kohës ruajti qetësinë duke iu përmbajtur argumentave të tij.

Merz reagonte dukshëm i qetë ndaj sulmeve të kancelarit. Ai disa herë iu drejtua Scholzit duke i shtruar pyetje direkte.

Pavarësisht ashpërsisë në duel që në fillim pati edhe tone pajtuese. Merz tha, se nuk ia ka marrë për keq Scholz-it, që në fillim të fushatës elektorale e pati quajtur një herë “Fritze Merz”.

Debati elektoral midis dy rivalëve kryesorë moderuar në televizionin publik ARD nga moderatoret e njohura Maybrit Illner dhe Sandra Maischberger zgjati 90 minuta.

Secili nga rivalët pati të njëjtën hapësirë kohore, për këtë u kujdes regjia.

Ky debat televiziv shënon edhe hapjen e fazës përmbyllëse të fushatës elektorale, gjatë së cilës deri tani në sondazhe kandidati i CDU-së për kancelar Merz kryeson me 29 deri në 34 përqind, ndërsa Scholz renditet në vend të tretë me 15 deri në 18 përqind pas AfD-së.

Në sallën, ku u zhvillua debati televiziv dy rivalëve iu lejua të kishin vetëm një laps dhe bllok shënimesh. Nuk kishte spektatorë në sallë.

Gjatë dy javëve deri më 23 shkurt Merz dhe Scholz do të përballen në raunde të ndryshme televizive.

Por të dielën e ardhshme më 16 shkurt Scholz dhe Merz do të marrin pjesë në një format, që është risi në këtë fushatë, një raund televiziv, ku do të jenë pjesëmarrës edhe dy kandidatët e partive të tjera ekologjisti Robert Habeck dhe kryetarja e AfD-së, Alice Weidel. /DW/

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rezultatet preliminare – këto janë përqindjet e numërimit të votave nga KQZ në rajonin e Pejës
Next Article U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?