By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Urdhri për pushimin e çështjes ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, shkakton dorëheqje në Departamentin e Drejtësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Urdhri për pushimin e çështjes ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, shkakton dorëheqje në Departamentin e Drejtësisë
Bota

Urdhri për pushimin e çështjes ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, shkakton dorëheqje në Departamentin e Drejtësisë

admin
Last updated: 14/02/2025 20:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prokurorja më e lartë federale e Manhatanit, Danielle Sassoon dhe pesë zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë dhanë dorëheqjen të enjten pasi ajo refuzoi një urdhër për të rrëzuar akuzat për korrupsion kundër Kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams.

Zonja Sassoon, një republikane, që ishte emëruar drejtuese e përkohëshme e zyrës federale për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, akuzoi Departamentin e Drejtësisë se kërkonte ta pushonte çështjen në këmbim të ndihmës së zotit Adams për agjendën e imigracionit të Presidentit Trump. Prokurorja tha se ajo ishte “e bindur” se kryebashkiaku demokrat i kishte kryer krimet për të cilat ishte akuzuar.

Zonja Sassoon tha se përpara se Departamenti i Drejtësisë të kërkonte rrëzimin e akuzave, prokurorët ishin bërë gati ta akuzonin Kryebashkiakun Adams për shkatërrim provash dhe se kishte udhëzuar të tjerë që të shkatërronin prova dhe t’i jepnin informacione të rreme FBI-së.

“Jam shtangur nga procesi i nxituar dhe sipërfaqësor përmes së cilit u arrit ky vendim,” i shkruante të mërkurën zonja Sassoon Prokurores së re të Përgjithshme të zotit Trump, Pam Bondi. Agjencia Associated Press ka siguruar një kopje të letrës.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i Shteteve të Bashkuara, ish-avokati personal i zotit Trump, Emil Bove, kishte urdhëruar të hënën që çështja Adams të pushohej. Ai i tha prokurores Sassoon, në një letër ku pranonte dorëheqjen e saj se ajo ishte “e paaftë të shqyrtonte në mënyrë të drejtë dhe të paanshme” rrethanat e çështjes. Zoti Bove vendosi prokurorët e çështjes në leje administrative dhe tha se ata dhe zonja Sassoon do t’i nënshtrohen hetimeve të brendshme. Në letrën e tij, po ashtu të siguruar nga AP, ai thotë se Departamenti i Drejtësisë në Uashington do të paraqesë një mocion për të hedhur poshtë akuzat ndaj zotit Adams dhe për të ndaluar “vënien në shënjestër” të kryebashkiakut.

Deri të enjten në mbrëmje, çështja ndaj zotit Adams ishte ende aktive dhe nuk ishte paraqitur asnjë dokument i ri.

Edhe seksioni i integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë, të cilit i ishte kërkuar të merrte përsipër çështjen, u trondit nga dorëheqjet. Shefi në detyrë i këtij seksioni, tre zëvendës shefat dhe një zëvendës ndihmës i prokurorit të përgjithshëm dhanë dorëheqjen, sipas një personi me dijeni për çështjen, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje të lidhura me personelin.

Zoti Adams e deklaroi veten të pafajshëm shtatorin e kaluar për akuzat se ka pranuar kontribute të jashtëligjshme për fushatën e tij zgjedhore dhe ryshfete në formë të udhëtimeve falas, apo me kosto të reduktuar në këmbim të ushtrimit të ndikimit të tij.

Zëvendësprokurori Bove përmes një shkrese të hënën tha se rasti ndaj kryebashkiakut demokrat Adams, duhej të pushohej sa më shpejt të ishte e mundur në mënyrë që ai të ndihmonte në fushatën kundër imigracionit të Presidentit Donald Trump dhe të kandidonte për t’u rizgjedhur.

“Është një precedent i papritur dhe i rrezikshëm që të shpërblehen angazhimet oportuniste të (Kryebashkiakut) Adams për emigracionin dhe çështje të tjera të politikës me hedhjen poshtë të një aktakuze penale,” shkruante zonja Sassoon.

Avokati i zotit Adams, Alex Spiro, tha të enjten se pretendimi se kërkesa për hedhjen poshtë të akuzave në këmbim të ndihmës në përpjekjet kundër imigrantëve ishte një “gënjeshtër totale”. “Ne nuk ofruam asgjë dhe departamenti nuk kërkoi asgjë nga ne,” shkruan zoti Spiro në një email drejtuar agjencisë AP.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë
Next Article Kush me kë po e bën qeverinë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?