By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 170 emigrantë mbahen në Gjirin e Guantanamos
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbi 170 emigrantë mbahen në Gjirin e Guantanamos
Bota

Mbi 170 emigrantë mbahen në Gjirin e Guantanamos

admin
Last updated: 19/02/2025 20:46
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë dyfishuar numrin e të burgosurve, që konsiderohen si “të rrezikshmërisë së lartë”, në bazën e tyre detare të Gjirit të Guantanamos në Kubë. Këta emigrantë më pas është në plan të dëbohen në vendet e tyre.

Sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes, deri të martën, në burgun e bazës detare në Gjirin e Guantanamos ndodheshin më shumë se 120 emigrantë, që administrata i quan “kriminelë të huaj”.

Përafërsisht 50 individë të tjerë mbahen gjithashtu në objektin e emigrantëve brenda bazës, të përgatitur për të pritur individë jo të dhunshëm.

Një zyrtar tjetër amerikan i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se që nga e hëna, ushtria amerikane kishte kryer gjithsej 13 fluturime me emigrantë pa dokumente në Guantanamo me avionë ushtarakë të transportit C-17 dhe C-130.

Deri më tani, asnjë nga të arrestuarit e dërguar në Gjirin e Guantanamos nuk është dëbuar në vende të tjera.

Të dy zyrtarët amerikanë të mbrojtjes folën për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti.

Zëri i Amerikës ka kontaktuar edhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, i cili po udhëheq përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për dëbimin e emigrantëve pa dokumente, si dhe Zyrën e Emigracionit dhe Doganave, për numrin në rritje të të arrestuarve.

Të enjten e kaluar, komandanti i Komandës Jugore të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr operacionet në bazën detare në Gjirin e Guantanamos, u tha ligjvënësve se në objektet e paraburgimit në këtë bazë ndodheshin rreth 68 të burgosur.

Admirali Alvin Holsey u tha gjithashtu ligjvënësve se objekti i emigrantëve brenda bazës kishte kapacitetin për të mbajtur rreth 2,500 të burgosur jo të dhunshëm. Po bëhen përpjekje për të rritur kapacitetet e bazës në mënyrë që ajo të jetë në gjendje të mbajë deri 30 mijë emigrantë pa dokumente, përpara se ata të dëbohen në vendet e tyre.

Admirali Holsey tha se është shumë herët për të ditur koston e mbajtjes së një numri në rritje të individëve në këtë bazë detare të ushtrisë amerikane.

“Po punojmë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të kuptuar fluksin e emigrantëve”, tha admirali gjatë seancës dëgjimore të enjten në Komisionin e Senatit për Forcat e Armatosura. “Nuk do të arrijmë deri në 30,000 nëse nuk dimë se do të vijë vala e emigrantëve. Pra, jemi në pritje në këtë pikë”.

Detajet rreth rritjes së numrit të të ndaluarve në bazën detare amerikane në Kubë vijnë vetëm një ditë pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare filloi atë që e përshkroi si një fushatë reklamash me vlerë disa miliona dollarëshe, që paralajmëronte emigrantët të mos hynin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

“Nëse po shqyrtoni të hyni ilegalisht në Amerikë, as mos e mendoni”, tha Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem në një video të konceptuar për një audiencë ndërkombëtare.

“Nëse vini në vendin tonë dhe shkelni ligjet tona, ne do t’ju kapim” tha ajo. “Kriminelët nuk janë të mirëpritur në Shtetet e Bashkuara”.

Sekretarja Noem, e cila vizitoi burgun e Guantanamos të premten e kaluar dhe mbikëqyri transferimin e një fluturimi të tretë të të burgosurve në qendrën e paraburgimit, i ka përshkruar vazhdimisht të ndaluarit si “vrasës dhe anëtarë të bandave të egra” nga Venezuela dhe si “më të këqijtë nga më të këqijtë”.

Në një postim në mediat sociale, Sekretarja Noem tha se të paktën një nga emigrantët e dërguar në Gjirin e Guantanamos kishte pranuar të ketë bërë vrasje, ndërsa të tjerët kërkoheshin për tentativë për vrasje, sulm, trafik armësh dhe falsifikim identiteti.

Një zyrtar që foli me Zërin e Amerikës me kusht ruajtjen e anonimitetit, tha se të gjithë individëve të mbajtur në Gjirin e Guantanamos u është lëshuar urdhri përfundimtar i dëbimit. Por Departamenti i Sigurisë Kombëtare nuk ka bërë të ditura ende dokumentet me akuzat, apo detaje të tjera në lidhje me krimet që të arrestuarit akuzohen se kanë kryer.

Të mërkurën e kaluar, Unioni Amerikan i Lirive Civile, së bashku me disa grupe të të drejtave të emigracionit, ngritën një padi kundër Departamentit të Sigurisë Kombëtare, duke pretenduar se të burgosurve që mbaheshin në burgun e Gjirit të Guantanamos u është mohuar në mënyrë të parregullt qasja tek avokatët.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare refuzon pretendimet e padisë.

“Ekziston një sistem për përdorimin e telefonit për të kontaktuar avokatët”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në një deklaratë me shkrim të ndarë me Zërin e Amerikës.

“Nëse Unioni Amerikan për Liritë Civile kujdeset më shumë për të huajt kriminalë shumë të rrezikshëm, përfshirë vrasës dhe anëtarë të bandave të egra, se për qytetarët amerikanë – ata duhet të ndryshojnë emrin e tyre”, shtoi zyrtari, duke reaguar ndaj padisë në kushte anonimiteti.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Putin: Rusia duhet të fitojë besimin tek SHBA, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Next Article ​Çmimet e arit kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?