By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 22 Prilli – Dita Botërore e Planetit Tokë / Mexhiti: Çdo metër katror i gjelbër – nënkupton të ardhmen! NJË TË ARDHME QË VLEN!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 22 Prilli – Dita Botërore e Planetit Tokë / Mexhiti: Çdo metër katror i gjelbër – nënkupton të ardhmen! NJË TË ARDHME QË VLEN!
MaqedoniTOP LAJM

22 Prilli – Dita Botërore e Planetit Tokë / Mexhiti: Çdo metër katror i gjelbër – nënkupton të ardhmen! NJË TË ARDHME QË VLEN!

admin
Last updated: 22/04/2025 13:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 prill – Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, njëherit edhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, për ditën botërore të planetit Tokë, ka dhënë mesazhe të qarta se ai si ministër do të kujdeset për – Mbrojtja e rreptë e burimeve natyrore, – Lufta kundër ndotjes, – Teknologjitë moderne të gjelbra, – Mbështetje për edukimin mjedisor dhe efiçencën e energjisë, – Përfshirja e komunave dhe e çdo qytetari në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm, përcjell Zhurnal.mk

“Planeti nuk na takon neve – ai na është besuar dhe ne duhet ta mbrojmë atë, të gjithë së bashku, për të krijuar një TË ARDHME QË VLEN!

Dita e sotme, e cila ndërkombëtarisht festohet si Dita Botërore e Tokës, nuk është vetëm një kujtesë simbolike se jetojmë në një nga planetët më të bukur, por edhe më të brishtë në univers. Është gjithashtu një thirrje për të zgjuar ndërgjegjen tonë, vetëdijen tonë, përgjegjësinë tonë dhe kapacitetin tonë për transformim.

Jemi dëshmitarë të faktit se jetojmë në një kohë kur pasojat e pakujdesisë njerëzore janë të dukshme dhe ndonjëherë “të vijëzuara” nga ekstremet klimatike gjithnjë e më të shpeshta. Por pikërisht për këtë, ne jetojmë në një kohë kur çdo vendim i drejtë, çdo park i mbrojtur, çdo metër katror i gjelbër – nënkupton të ardhmen! NJË TË ARDHME QË VLEN!

Si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, besoj se ndryshimi fillon me lidership, por realizohet me veprim kolektiv. Sot ne rikonfirmojmë fokusin tonë në:

  • Mbrojtja e rreptë e burimeve natyrore
  • Lufta kundër ndotjes
  • Teknologjitë moderne të gjelbra
  • Mbështetje për edukimin mjedisor dhe efiçencën e energjisë
  • Përfshirja e komunave dhe e çdo qytetari në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm

Nuk kemi një shans të dytë. Por ne kemi një zgjedhje – çdo ditë, me çdo vendim!

Nëse duam ta lëmë Tokën si një trashëgimi QË VLEN, ne duhet të fillojmë të veprojmë si kujdestarë të saj. Sot, në Ditën e Tokës, ne e nënshkruajmë atë zotim – në emër të së ardhmes.”, ka shkruar Mexhiti në rrjetin social facebook.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Po shqyrtohen mundësitë për ndërtimin e kompleksit të ri të panairit në Shkup
Next Article Skema Kombëtare, 30 mijë lekë për hektar mbështetje fermerëve për bimët mjekësore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?