By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skema Kombëtare, 30 mijë lekë për hektar mbështetje fermerëve për bimët mjekësore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Skema Kombëtare, 30 mijë lekë për hektar mbështetje fermerëve për bimët mjekësore
Shqipëri

Skema Kombëtare, 30 mijë lekë për hektar mbështetje fermerëve për bimët mjekësore

admin
Last updated: 22/04/2025 13:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Skema Kombëtare 2025 adreson mbështetje financiare edhe fermerët që punojnë në sektorin e bimëve aromatike dhe mjekësore.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur se këtë vit skema mbështet fermerët e bimëve aromatike medicinale me 30 mijë lekë për hektar, për 1 deri në 10 hektarë sipërfaqe.

Sipas AZHBR -së, fermerët që kultivojnë në sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.

Ndërkohë aplikuesit në grupimet e bashkimit të fermerëve, 7 anëtarë minimalja, përfitojnë 100% mbështetje pa tavan financimi.

Bimët mjekësore dhe aromatike (BMA-të) janë një sektor tradicionalisht i orientuar nga eksporti, me tregje të zhvilluara dhe potencial të mirë për rritje, që angazhon forca puna në rritje dhe siguron të ardhura familjare të konsiderueshme.

Shqipëria bën pjesë në grupin e 25 eksportuesve kryesorë të BMA-ve në botë. Eksporti i BMA-ve arrin gati 20 % të totalit të eksporteve bujqësore të Shqipërisë.

Produktet më të rëndësishme të eksportit janë sherbela, rigoni, trumza, livando,
etj. Është regjistruar një fluks i vogël, por në rritje i eksportit të vajrave esenciale, si edhe një rritje e kapacitetit përpunues në vend.

Baza e prodhimit përbëhet kryesisht nga BMA-të e egra që gjenden në të gjithë vendin.
Biodiversiteti i pasur në Shqipëri përfaqëson një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të BMA-ve. Më shumë se 400 specie janë identifikuar si BMA të florës shqiptare, nga të cilat më shumë se 200 specie mblidhen dhe tregtohen.

BMA-të janë një sektor i rëndësishëm i ekonomisë rurale.

You Might Also Like

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 22 Prilli – Dita Botërore e Planetit Tokë / Mexhiti: Çdo metër katror i gjelbër – nënkupton të ardhmen! NJË TË ARDHME QË VLEN!
Next Article Çeli: 6500 policë të trajnuar për krimet zgjedhore dhe garantimin e procesit të 11 majit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?