By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çeli: 6500 policë të trajnuar për krimet zgjedhore dhe garantimin e procesit të 11 majit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Çeli: 6500 policë të trajnuar për krimet zgjedhore dhe garantimin e procesit të 11 majit
Shqipëri

Çeli: 6500 policë të trajnuar për krimet zgjedhore dhe garantimin e procesit të 11 majit

admin
Last updated: 22/04/2025 13:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Për rreth një muaj, 6500 efektivë të Policisë së Shtetit nga niveli bazë deri te strukturat më të larta të saj janë trajnuar mbi mënyrën si do të procedohet me krimet zgjedhore dhe si do të garantohet rendi gjatë procesit të 11 majit.

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Agron Çeli tha në një prononcim për mediet se “prej disa muajsh Policia e Shtetit është angazhuar me trajnimet e personave që do të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor”.

“Në zbatim të detyrimeve, përgjegjësive ligjore që ka Policia e Shtetit për garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt, kemi hartuar një program pune që ka shkuar deri në drejtoritë vendore në bazë. Janë kryer trajnime në bashkëpunim me SPAK, OSBE, KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Trajnimet janë organizuar sipas niveleve dhe kanë nisur në muajin shkurt, duke përfunduar në muajin mars për 6500 policë të strukturave të ndryshme që janë trajnuar”, nënvizoi Çeli.

Sipas tij, gjithashtu janë trajnuar 1500 policë të Strukturave të Hetimeve të Krimeve, që kanë bërë trajnime më vete në bashkëpunim me Prokuroritë të Gjykatave të Juridiksionit të Përgjithshëm në të gjitha drejtoritë vendore.

Në këto trajnime punonjësit e policisë kanë marrë njohuri të përgjithshme për ruajtjen e objekteve si dhe për angazhimin gjatë fushatës zgjedhore për aktivitetet elektorale dhe detyrimet deri në fund të numërimit të votave.

I pyetur nëse janë evidentuar deri më tani raste të krimeve zgjedhore, Çeli tha se “sipas parashikimeve të Kodit Penal për krimet zgjedhore ne jemi duke i zbatuar në të gjitha strukturat vendore të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SPAK dhe Prokuroritë e rretheve, jemi duke i zbatuar çdo ditë në të gjithë strukturat vendore të policisë. Ka pasur raste, për të gjitha rastet që kemi marrë njoftim janë njoftuar strukturat dhe është goditur çdo paligjshmëri që është evidentuar në terren”, tha Çeli.

Ai bëri të ditur se tashmë “jemi në fazën e dytë, në fazën e fushatës zgjedhore dhe jemi çdo ditë në garantimin e rendit dhe sigurisë në aktivitetet elektorale të subjekteve politike”.

You Might Also Like

Goxhaj: Sulmet false ndaj meje për UÇK-në, për të hequr vëmendjen nga protestat

Qëlloi me automatik në drejtim të servisit ku punonte në Kamzë, 18-vjeçari hapi zjarr pas konfliktit me pronarin, zbardhet ngjarja

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 27-të e protestës, qytetarët marshojnë pranë selisë së PD-së: Opozitë e shitur

Dita e 27 e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Kujdes nga SMS mashtruese për gjoba të makinës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Skema Kombëtare, 30 mijë lekë për hektar mbështetje fermerëve për bimët mjekësore
Next Article Berisha: Për sigurinë ushqimore nuk plotësohet asnjë standard i BE-së, nevojitet reformë e thellë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?