By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Muçollari: PD do e trajtojë sigurinë ushqimore njësoj si sigurinë kombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Muçollari: PD do e trajtojë sigurinë ushqimore njësoj si sigurinë kombëtare
Shqipëri

Muçollari: PD do e trajtojë sigurinë ushqimore njësoj si sigurinë kombëtare

admin
Last updated: 22/04/2025 13:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Partia Demokratike prezantoi sot platformën dhe angazhimin e saj për sigurinë ushqimore në prani të ekspertëve të fushës.

Grigels Muçollari, anëtar i kryesisë së PD, njëherësh kandidat për deputet në qarkun e Tiranës u shpreh se Partia Demokratike do të sjellë një transformim total të situatës. Ai u ndal në gjendjen aktuale, që është alarmuese, sipas tij.

“Një nga pasiguritë e mëdha që nuk bën zhurmë por po bën kërdinë, është pasiguria ushqimore. Sepse është çdo ditë prezent në tregjet, në tryezat tona familjare. Nuk kemi siguri ushqimore. Ai institucion është përdorur për të shpërblyer shërbimet që eksponentë të drejtësisë së re, kanë kryer për rilindjen”, u shpreh Muçollari duke iu referuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Muçollari tha se situatën aktuale e shpjegon edhe korrupsioni.

“A ka trishtim më të madh që produkti i fermerëve tanë në këtë tokë të bekuar të na kthehet mbrapsht në kufi. Sepse qeveria nuk bën punën, se nuk kontrollon pesticidet që vijnë nga importi, se fermeri nuk ka ku të konsultohet”, u shpreh ai.

“Partia Demokratike e konsideron sigurinë ushqimore, një nga siguritë bazë që duhet të gëzojë qytetari shqiptar. Ne do trajtojmë sigurinë ushqimore, njësoj si sigurinë kombëtare”, u shpreh Muçollari i cili u ndal dhe në masa konkrete në rritjen e kapaciteteve njerëzore, infrastrukturore dhe buxhetit për kontrollin e ushqimeve dhe produkteve.

Muçollari tha se me aq para sa janë shpenzuar për kopshtin privat të Ramës në Kryeministri, mund të ishin ngritur dy laboratorë të mira për kontrollin e ushqimeve.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Për sigurinë ushqimore nuk plotësohet asnjë standard i BE-së, nevojitet reformë e thellë
Next Article Berisha: Program transformues për bujqësinë e blegtorinë, kusht siguria ushqimore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?