By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Për sigurinë ushqimore nuk plotësohet asnjë standard i BE-së, nevojitet reformë e thellë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Për sigurinë ushqimore nuk plotësohet asnjë standard i BE-së, nevojitet reformë e thellë
Shqipëri

Berisha: Për sigurinë ushqimore nuk plotësohet asnjë standard i BE-së, nevojitet reformë e thellë

admin
Last updated: 22/04/2025 13:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me ekspertë të sigurisë ushqimore ku prezantoi platformën dhe angazhimin e saj për Sigurinë Ushqimore.

Kryedemokrati u shpreh se në raport me sigurinë ushqimore, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard të BE-së.

Berisha në takim  denoncoi situatën alarmante të sigurisë ushqimore në vend, duke e lidhur drejtpërdrejt me kapjen e institucioneve nga mafia dhe korrupsionin shtetëror.

Berisha theksoi se kontrollet mbi ushqimet, medikamentet dhe produktet bujqësore janë në duart e grupeve të lidhura me qeverinë, ndërsa institucionet janë të paralizuara dhe specialistët e përjashtuar.

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal edhe tek kapja e sasive të ushqimit me salmonelë, duke e cilësuar këtë si simbol të mungesës së transparencës dhe përgjegjësisë. Berisha akuzoi mungesën e hetimeve, dorëheqjen formale të kreut të AKU-së dhe një sistem prokurimesh që përjashton investitorët e huaj, në kundërshtim me marrëveshjet me BE-në.

Sipas Berishës, AKU duhet të dalë jashtë çdo politizimi. “Vartësia mund të jetë e kryeministrit, e parlamentit, por ky është institucion qendror për shtetin dhe për kombin. Laboratorët e tij duhet të jenë laboratorët më modernë. Dhe unë u garantoj se do të dy-trefishojmë buxhetin në këtë fushë, theksoi ai.

Kryetari i PD theksoi nevojën për një reformë të thellë në sigurinë ushqimore, duke e konsideruar këtë sektor si pjesë qendrore të sigurisë kombëtare. Berisha propozoi fuqizimin e Agjencisë së Sigurisë Ushqimore me kompetenca të plota ekzekutive dhe të çlirohet nga çdo ndikim politik. Laboratorët shtetërorë, sipas tij, do të jenë ndër më modernët dhe do të marrin dy apo trefishim të buxhetit.

Berisha kërkoi që në Shqipëri të mos lejohet asnjë produkt bujqësor që nuk shitet në të paktën dy vende të BE-së, duke theksuar se Europa ofron standardet më të sigurta. Berisha akuzoi dështimin e sistemit shëndetësor dhe privatizimin e analizave për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve shtetërore, duke e quajtur këtë “batërdi”.

Ai tha se angazhohet për një reformë të thellë në sigurinë ushqimore me fokus te zero toleranca ndaj korrupsionit dhe transparenca totale. Berisha paralajmëroi kontroll të rreptë në dogana dhe bashkëpunim me agjenci prestigjioze ndërkombëtare për rritjen e standardeve.

Berisha theksoi se kthimi i eksporteve për shkak të mungesës së sigurisë ushqimore dëmton rëndë besimin te produktet shqiptare. Në përfundim të fjalës ssë tij, Kryetari i PD premtoi përfshirje të ekspertëve, modernizim të sektorit dhe përmirësim të kushteve për të garantuar që “Made in Albania” të jetë sinonim i cilësisë dhe krenarisë kombëtare.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çeli: 6500 policë të trajnuar për krimet zgjedhore dhe garantimin e procesit të 11 majit
Next Article Muçollari: PD do e trajtojë sigurinë ushqimore njësoj si sigurinë kombëtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?