By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shporta minimale sindikale për muajin prill 2025 arrin 62.691 denarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Shporta minimale sindikale për muajin prill 2025 arrin 62.691 denarë
Ekonomi

Shporta minimale sindikale për muajin prill 2025 arrin 62.691 denarë

admin
Last updated: 22/04/2025 17:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin prill 2025 arrin 62.691 denarë, që është rritje prej 836 denarë në krahasim me muajin mars, kumton Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë (LSM). Më së shumti, gjegjësisht 21.480 denarë (34,3 për qind) nga buxheti është ndarë për ushqim dhe pije. Për veshmbathje dhe këpucë janë ndarë 5.634 denarë (9.0 për qind), për qira, ujë, rrymë dhe ngrohje 6.096 denarë (9.7 për qind) dhe për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 2.455 denarë (3,9 për qind).

Për shportën minimale sindikale të prillit janë ndarë 1.136 denarë (1,8 për qind) për transport 4.615 denarë (7.4 për qind), për komunikim 3.417 denarë (5.5 për qind), rekreacion dhe kulturë 5.592 denarë (8.9 për qind), arsim 7.036 denarë (11,2 për qind), restorante dhe hoteleri 4.131 denarë (6,6 për qind) dhe mallra dhe shërbime tjera 1.100 denarë (1,8 për qind).

LSM theksoi se masat për të kufizuar marzhin e tregtarëve kanë një efekt gjysmak, pasi ulja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë është vetëm 6.78 për qind. Prej atje kërkojnë rritje të pagës minimale në të paktën 500 euro dhe rritje shtesë të të gjitha pagave të tjera me të paktën 100 euro.

“Evidente nga vlera e Shportës minimale sindikale është se masat janë të nevojshme dhe domosdoshmërisht duhet të zgjasin për një periudhë më të gjatë kohore, por për shkak të praktikave të padrejta tregtare të disa tregtarëve, masa e fundit e qeverisë për të kufizuar marzhet me të paktën 10 për qind ka pasur një efekt gjysmak. E matur përmes këtyre 63 produkteve ushqimore bazë të cilët janë pjesë e shportës minimale sindikale, është evidentuar ulje në pjesën e ushqimit dhe pijeve vetëm për 6,78 për qind në muajin mars, por qytetarët dhe punonjësit reagojnë me të drejtë se ajo nuk është e mjaftueshme, gjegjësisht nuk ka efekt të mundshëm dhe se çmimet ose janë të njejta ose janë rritur”, theksohet në kumtesën e LSM.

Shtojnë se fakti që 2,5 e pagës minimale nuk mbulon vlerën e shportës minimale të Sindikatës, reale dhe të justifikueshme është kërkesën për rritje të pagës minimale në të paktën 500 euro, si dhe rritje shtesë të të gjitha pagave të tjera me të paktën 100 euro.

“Pyesim, nëse qëllimi i Shportës minimale sindikale është të tregojë gjendjen reale dhe të bëjë presion për nevojën për rritjen e pagës të punonjësve, nëse qëlimi qeveritar që të tregojë se nuk duhet të ketë rritje të pagave dhe se punonjësit e Maqedonisë dhe me paga aq të ulët jetojnë mirë?, shtojnë prej atje.

Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë shportën minimale e përllogarit nga viti 2011 dhe vlera e saj ka për qëllim t’u tregojë kreatorëve të politikave se pagat janë të ulëta dhe duhet të rriten vazhdimisht.

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe të dyshimta
Next Article Trump riorganizon DASH, Rubio: Do të fuqizojë Departamentin që nga themeli, nga zyrat tek ambasadat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?