By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Shumë milionerë rreth Ahmetit u pasuruan në kurriz të qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Shumë milionerë rreth Ahmetit u pasuruan në kurriz të qytetarëve
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski: Shumë milionerë rreth Ahmetit u pasuruan në kurriz të qytetarëve

admin
Last updated: 04/05/2025 16:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 maj – Duke komentuar paralajmërimet e Ahmetit se mund të dalë në rrugë të protestojë, kryeministri Hristijan Mickoski bëri thirrje liderit të BDI-së që të mos jetojë në të kaluarën, por të shikojë nga e ardhmja. Mickoski e këshilloi Ahmetin që fillimisht të hedhë një sy drejt milionerëve që e rrethojnë dhe që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, e më pas të përpiqet të ristrukturojë partinë e tij, në vend që të kërcënojë.

“Për fat të keq, duket se zoti Ahmeti ende jeton në të kaluarën, sepse nëse do të jetonte në të tashmen, do të mund të bënte një dallim të madh material midis të kaluarës dhe njerëzve të të kaluarës dhe të tashmes, në të cilën ai është në opozitë, dhe rreth tij ka shumë milionerë që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ai është në opozitë. Mendoj se nëse është i mençur, siç e paraqet veten, do të nxjerrë mësim dhe në vend që të kërcënohet, do të bëjë reforma strukturore, programore dhe kadrovike në partinë e tij. Dhe me fytyra të reja, me një program të ri, do të dalë para qytetarëve të Maqedonisë për të kërkuar besimin e tyre”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Ahmeti njoftoi se BDI-ja mund të organizojë protesta masive për mbështetjen dhe lirimin e Kreshnik Bekteshit, i cili ndodhet në paraburgim si pjesë e hetimit për zjarrin në Koçan, ku humbën jetën 62 persona. Kjo nuk është hera e parë që Ahmeti kërcënon me protesta në rrugë. Kërcënimet lëshoi edhe verën e kaluar, kur me arsyetimin se qeveria është e paligjshme, ai paralajmëroi se do të shprehte revoltën e tij në rrugë. Prej disa muajsh, policia është në kërkim të bashkëpunëtorit më të ngushtë të Ahmetit, Artan Grubi, i cili është në listën e zezë amerikane për korrupsion. Përveç Grubit, po kërkohet edhe një tjetër anëtar i BDI-së, Përparim Bajrami, i cili gjithashtu është në arrati dhe dyshohet për shpërdorime me tenderët në Lotarinë shtetërore në kohën kur ishte drejtor. Ndërkohë në listë të zezë të SHBA-ve është edhe kreu aktual i Komunës së Strugës Ramiz Merko, të cilin Ahmeti shqyrton ta kandidojë edhe për një mandat në Strugë./Alsat.mk

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident në Kroaci
Next Article Ultranacionalisti rumun fiton rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?