By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Për Taravarin kam mendim pozitiv, me ose pa të Qeveria është stabile
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Për Taravarin kam mendim pozitiv, me ose pa të Qeveria është stabile
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski: Për Taravarin kam mendim pozitiv, me ose pa të Qeveria është stabile

admin
Last updated: 05/05/2025 13:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 maj –  Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, ka folur për takimin me Arben Taravarin i cili do të mbahet sot në ora 17:00. Mickoski tha se ka mendim pozitiv për Taravarin, dhe se ai duhet të vendos se në cilën anë do të jetë.

“Po, takimi do të jetë sot në orën 17:00 në Qeveri. Do të jetë takim ku do të diskutojmë me Taravarin për zhvillimet aktuale politike. Sa i përket aktiviteteve të tij aktuale si pjesë e Qeverisë, ne komunikojmë pothuajse çdo ditë. Sigurisht, kjo është një pjesë e pashmangshme. Por, në përgjithësi, do të doja të dëgjoja se si mendon ai për zhvillimet e fundit që janë të njohura për publikun. Sipas mendimit tim, ka dy mundësi për të zgjedhur. Njëra është ajo që ofron kjo Qeveri për reforma, ndryshime, ofrim për qytetarët. Dhe mesazhi i dytë është opsioni që për vite me radhë, do të thoja më shumë se 2 dekada, ka kriminalizuar shtetin, ka shkatërruar institucionet dhe praktikisht ka gjunjëzuar shtetin dhe qytetarët. Dhe kjo është zgjedhja. Nuk ka mundësi të tretë dhe do të doja të dëgjoja nga Taravari se çfarë mundësie ka, sepse nuk shoh një mundësi të tretë”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se si person ka mendim pozitiv për Taravarin.

“Sa i përket marrëdhënieve të mia personale me Taravarin, ne kemi komunikuar në politikë për një kohë të gjatë. Si person, kam mendim pozitiv për Taravarin, por në politikë, karakteri është diçka që ose e ke ose nuk e ke, nuk ka variante fluide këtu, ose e mban fjalën ose nuk e mban. Mendoj se konkretisht në rastin e tij, kam treguar të paktën tre herë se e mbaj fjalën time, dhe kur ka pasur momente kur ndoshta ka pasur dilemë brenda udhëheqjes së partisë”, tha Mickoski.

Ndryshe, sot Taravari tha se vendimi i vetëm i partisë së tij është që në zgjedhjet lokale të dalin me lista të veçanta për këshilltarë komunalë, ndërsa më vonë do të sjell vendim nëse do të jetë ose jo pjesë e Qeverisë.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjatë kësaj jave moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje shiu dhe bubullima
Next Article Haradinaj për letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut: Duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve, jo tani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?