By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anulimi i zgjedhjeve presidenciale, mijëra protestues në Rumani ngrihen në demonstrata
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Anulimi i zgjedhjeve presidenciale, mijëra protestues në Rumani ngrihen në demonstrata
Bota

Anulimi i zgjedhjeve presidenciale, mijëra protestues në Rumani ngrihen në demonstrata

admin
Last updated: 12/01/2025 23:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dhjetëra mijëra rumunë protestuan të dielën në kryeqytetin Bukuresht kundër vendimit të muajit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve presidenciale, pasi një kandidat i panjohur fitoi raundin e parë.

Demonstruesit u ranë burive të makinave, valëvitën flamurin kombëtar dhe mbajtën pankarta ku shkruhej, “Duam zgjedhje të lira” dhe bënë thirrje për demokraci. Shumë nga protestuesit kërkojnë vazhdimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Protesta vjen një muaj pasi Gjykata Kushtetuese mori vendimin e pashembullt për të anuluar zgjedhjet vetëm dy ditë përpara balotazhit të 8 dhjetorit.

Avantazhi i politikanit populist, Calin Georgescu, i ekstremit të djathtë, tronditi shumë njerëz pas votimeve në raundin e parë më 24 nëntor. Më pas u ngritën akuza për shkelje zgjedhore dhe ndërhyrje të Rusisë.

George Simion, udhëheqës i ekstremit të djathtë “Aleanca për Bashkimin e Rumunëve”, tha gjatë protestës të dielën se: “Po protestojmë kundër grushtit të shtetit që ndodhi më 6 dhjetor”.

Udhëheqësi i partisë që organizoi protestën të dielën tha për shtypin se: “Na vjen keq që zbuluam kaq vonë se po jetonim një gënjeshtër dhe se na udhëhiqnin njerëz që pretendonin se ishin demokratë, por që nuk janë. Kërkojmë rikthimin e demokracisë përmes rifillimit të procesit zgjedhor, duke mbajtur raundin e dytë”.

Anulimi zgjedhjeve muajin e kaluar e ka zhytur Rumaninë në trazira. Vendi anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s është përfshirë edhe nga polemika të tjera, përfshirë rinumërimin e votave të raundit të parë.

Rumania ka caktuar datën 4 maj për mbajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve të reja. Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave, balotazhi do të zhvillohet dy javë më vonë, më 18 maj. Nuk është e qartë nëse zoti Georgescu do të mund të marrë pjesë në zgjedhjet e reja.

Populisti Calin Georgescu e ka apeluar vendimin për zgjedhjet në një gjykatë lokale si dhe ka paraqitur një ankesë pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Vendimi i publikuar i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve përmendi përdorimin e paligjshëm të teknologjive dixhitale, përfshirë inteligjencën artificiale, si dhe përdorimin e “burimeve të padeklaruara” për financimin e fushatës. Zoti Georgescu kishte deklaruar zero shpenzime për fushatën./VOA

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Netanyahu dhe Biden folën me telefon për “progresin” në bisedimet e armëpushimit
Next Article Arabia Saudite kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, ja si i përgjigjen vendet perëndimore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?