By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arabia Saudite kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, ja si i përgjigjen vendet perëndimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Arabia Saudite kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, ja si i përgjigjen vendet perëndimore
Bota

Arabia Saudite kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, ja si i përgjigjen vendet perëndimore

admin
Last updated: 12/01/2025 23:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Arabia Saudite bëri thirrje sot, për heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Sirisë, në përfundim të konferencës së Riadit, ku morën pjesë ministrat e jashtëm, të vendeve evropiane dhe të Lindjes së Mesme.

Vendet perëndimore, megjithatë, këmbëngulin të kërkojnë garanci nga autoritetet e reja siriane, si kusht për heqjen e sanksioneve.

Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan bëri thirrje për heqjen e sanksioneve të njëanshme dhe ndërkombëtare në mënyrë që të zhvillohet dhe rindërtohet Siria.

Sot në Riad u organizuan dy konferenca, një mes vendeve arabe dhe një tjetër me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve perëndimore, OKB-së, BE-së dhe Turqisë.

Qeveria siriane u përfaqësua nga ministri i ri i jashtëm, Assad al-Shibani.

SHBA, BE dhe vende të tjera perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj qeverisë së Bashar al-Asad që nga viti 2011. Shumë vende, përfshirë SHBA-në, kanë thënë se do të gjykojnë autoritetet e reja siriane me veprimet e tyre, pasi qeveria dominohet nga grupi radikal islamik Hayat Tahrir al- Sham (HTS), ish-dega e al-Kaedës në Siri.

“Sanksionet kundër bashkëpunëtorëve të Bashar al-Assad, të cilët janë përgjegjës për krime të rënda gjatë luftës civile, mund të mbeten”, Por populli sirian duhet të përfitojë nga efektet pozitive të tranzicionit” tha Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock. .

Kreu i diplomacisë evropiane Kaya Kalas, deklaroi sot se nëse bëhet “progres i prekshëm”, kryesisht në lidhje me mbrojtjen e minoriteteve, ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë këtë çështje më 27 janar.

“Duhet të bëhet gradualisht dhe me kusht. Për sa kohë që shohim progres në drejtimin e duhur, ne jemi gati të kalojmë në hapat e ardhshëm. Por duhet të ketë gjithashtu një plan rikthimi”, shtoi Kalas.

Njoftimi i kryesisë së dy seancave, i publikuar mbrëmjen e sotme nga mediat saudite, nuk përfshinte asnjë thirrje nga të gjithë pjesëmarrësit për lehtësimin e sanksioneve. Aty thuhet vetëm se u diskutuan masat, për të mbështetur popullin sirian si ofrimin e ndihmës dhe mbështetjen e nevojshme për Damaskun.

Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet me regjimin e Asadit në vitin 2012, por i rivendosi ato në vitin 2023 dhe punoi për kthimin e Sirisë në Ligën Arabe. Ministri i Jashtëm saudit nënvizoi sot rëndësinë e vazhdimit të ndihmës humanitare dhe ekonomike për Sirinë, si dhe forcimin e aftësive të shtetit sirian, për të garantuar stabilitetin dhe për të lehtësuar rindërtimin. Syri.net- Kahtimerini

You Might Also Like

Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren

Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga

Alarm në Berlin/ Bomba 100 kg e Luftës së Dytë Botërore nxirret nga kanali, evakuohen mijëra banorë

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të vdekur, qindra të zhdukur

Kina dhe India zhvillojnë bisedime në Pekin midis përfaqësuesve të posaçëm për çështjen e kufirit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Anulimi i zgjedhjeve presidenciale, mijëra protestues në Rumani ngrihen në demonstrata
Next Article Atentat me armë në Tiranë, qëllohet për vdekje 56-vjeçari

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?