By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fotoja familjare e samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Fotoja familjare e samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin
Shqipëri

Fotoja familjare e samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin

admin
Last updated: 12/11/2026 15:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 nëntor, argument.mk/ – Liderët europianë janë mbledhur sot në Dublin, Irlandë, ku po zhvillon punimet samiti i 9-të i Komunitetit Politik Europian (EPC).

Pjesëmarrës në këtë samit, kryeministri Edi Rama ndau sot foton familjare nga ky takim i rëndësishëm ku marrin pjesë rreth 50 liderë europianë.

Në qendër të punimeve të këtij samiti janë lufta në Ukrainë, siguria evropiane dhe sfidat ekonomike të kontinentit, përfshirë Inteligjencën Artificiale (IA). Samiti fokusohet po ashtu te konkurrueshmëria dhe siguria e Evropës.

Në samit marrin pjesë gjithashtu kryeministri kanadez Mark Carney dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Komuniteti Politik Evropian, i cili përfshin jo vetëm vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe Britaninë e Madhe, Turqinë, Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor e të Kaukazit, u krijua disa vite më parë me nismën e presidentit francez Emmanuel Macron.

Të premten, 27 udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një takim të veçantë, ku do të diskutojnë për Inteligjencën Artificiale dhe zhvillimet më të fundit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, përfshirë nevojat financiare në rritje të Kievit.

Diskutimet për IA-në pritet të përqendrohen te mënyrat se si Evropa mund të shndërrohet në një aktor kryesor në këtë sektor, ku aktualisht dominojnë kompanitë amerikane, si dhe te ndikimet shoqërore dhe mjedisore të kësaj teknologjie.

You Might Also Like

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama, takim me Zelensky në nisje të punimeve të Komunitetit Politik Europian në Irlandë
Next Article Banka Popullore lehtëson kushtet për klientët e Bankës ALTA
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?