By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHMSHM konteston zgjedhjen e drejtuesve në Odën e Mjekëve: U shkel përfaqësimi i shqiptarëve, do të padisim në Gjykatë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SHMSHM konteston zgjedhjen e drejtuesve në Odën e Mjekëve: U shkel përfaqësimi i shqiptarëve, do të padisim në Gjykatë!
Maqedoni

SHMSHM konteston zgjedhjen e drejtuesve në Odën e Mjekëve: U shkel përfaqësimi i shqiptarëve, do të padisim në Gjykatë!

admin
Last updated: 12/11/2026 17:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni (SHMSHM) ka reaguar ashpër ndaj procesit të zgjedhjes së organeve të reja drejtuese të Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, duke akuzuar për shkelje të dispozitave statutare dhe mosrespektim të përfaqësimit të mjekëve shqiptarë, shkruan gazeta KOHA. Shoqata paralajmëron se do të ndërmarrë hapa ligjorë, përfshirë inicimin e procedurave pranë Gjykatës Administrative.

Reagimi vjen pas mbledhjes së sotme të Kuvendit të Odës së Mjekëve, ku prof. dr. Nikola Jankullovski u zgjodh kryetar i ri.

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë ka bërë të qartë se zëvendëskryetari i sapozgjedhur, si dhe anëtari i zgjedhur i Këshillit Drejtues, nuk e përfaqësojnë SHMSHM-në dhe nuk kanë mandat për të përfaqësuar qëndrimet apo vullnetin e mjekëve shqiptarë.

“Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të Odës së Mjekëve të Maqedonisë, veçanërisht me zhvillimet në mbledhjen konstituive, ku nuk u respektua vullneti dhe përfaqësimi i mjekëve shqiptarë, të cilët përfaqësohen nga Shoqata jonë”, thuhet në reagim.

Një nga kundërshtimet kryesore të SHMSHM-së lidhet me mënyrën e zgjedhjes së delegatëve dhe përbërjen e organeve drejtuese të Odës. Sipas Shoqatës, gjatë përzgjedhjes së delegatëve përmes listave nuk janë respektuar dispozitat statutare dhe parimi i përfaqësimit prej 20 për qind.

SHMSHM pretendon se ky parim është anashkaluar edhe gjatë zgjedhjes së organeve drejtuese, duke bërë që mjekëve shqiptarë të mos u sigurohet përfaqësimi i duhur në strukturat vendimmarrëse të Odës.

“Konsiderojmë se respektimi i Statutit, përfaqësimi i drejtë dhe barazia në vendimmarrje janë parime themelore për funksionimin demokratik dhe institucional të Odës së Mjekëve”, thekson Shoqata.

Përballë këtyre zhvillimeve, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë paralajmëron se nuk do të mjaftohet vetëm me reagime publike, por do të shfrytëzojë mekanizmat ligjorë për të kontestuar procesin zgjedhor.

“Në këtë drejtim, bëjmë të ditur se Shoqata do të ndërmarrë të gjithë hapat dhe mekanizmat ligjorë në dispozicion, përfshirë inicimin e procedurave përkatëse pranë Gjykatës Administrative, me qëllim që të evidentohen dhe konstatohen shkeljet e bëra gjatë këtij procesi dhe të kërkohet mbrojtja e të drejtave të përfaqësimit të mjekëve shqiptarë”, thuhet në reagim.

Ndryshe, në seancën e djeshme të Kuvendit të Odës së Mjekëve, prof.dr.Nikola Jankullovski u zgjodh kryetar i ri, ndërsa dr.Idriz Orana u zgjodh zëvendëskryetar i kësaj organizate profesionale që përfaqëson të gjithë mjekët në vend.
Në këtë seancë u zgjodhën edhe tre nënkryetarë: dr.Biljana Petkovska Ognjanova – nënkryetare për kujdesin shëndetësor parësor, dr.Lençe Neloska – nënkryetare për kujdesin shëndetësor dytësor dhe dr.Risto Todorov – nënkryetar për kujdesin shëndetësor tretësor.

“Është nder i madh dhe përgjegjësi edhe më e madhe të jesh në krye të Odës së Mjekëve. Fokusi im do të jetë i përqendruar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe statusit të të gjithë mjekëve në vendin tonë, rritjen e transparencës në punën e Odës dhe digjitalizimin e proceseve, si dhe përfshirjen aktive të Odës në miratimin e ndryshimeve ligjore në fushën e shëndetësisë. Përmes zgjidhjeve të reja funksionale, synojmë të kontribuojmë në krijimin e kushteve më të mira të punës për mjekët dhe të trajtimit për pacientët”, tha dr.Jankullovski. (koha.mk)

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Frikë te Bayern Munichu, Real Madridi e bën sërish prioritet Michael Olisen
Next Article Privohet nga liria 59 vjeçari, dhunon bashkëshorten dhe vjehrrën në shtëpinë e tyre
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?