By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni për Legjislacion shqyrton ligjin për Dhomat e Specializuara që u rikthye në Kuvend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Komisioni për Legjislacion shqyrton ligjin për Dhomat e Specializuara që u rikthye në Kuvend
Kosovë

Komisioni për Legjislacion shqyrton ligjin për Dhomat e Specializuara që u rikthye në Kuvend

admin
Last updated: 12/11/2026 09:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 nëntor, argument.mk/ – Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë sot vendimin e Presidentes së Kosovës për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas rendit të ditës, çështja e dytë e mbledhjes së komisionit është shqyrtimi i Vendimit të Presidentes për kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr. 11/L-001, që parasheh ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mbledhja është paraparë të mbahet në sallën N-204, duke filluar nga ora 09:30.

Ligji ishte miratuar nga Kuvendi më 6 tetor 2026, me 88 vota për, pa vota kundër dhe pa abstenime. Ai kishte kaluar në procedurë të përshpejtuar, ndërsa ndryshimet kishin nxitur debat politik dhe reagime lidhur me ndikimin e mundshëm në mandatin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Ndër propozimet e diskutuara ishin ndryshimet në dënimet, mundësia e shqyrtimit të ankesave në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe mënyra e ekzekutimit të dënimeve.

Më 22 tetor, Presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu ligjin në Kuvend për rishqyrtim, pas një kërkese zyrtare të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila ishte edhe sponsorizuese e tij.

Sipas njoftimit të Presidencës, kërkesa për rishqyrtim kishte të bënte veçanërisht me dispozitat që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me garantimin e të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen në këtë institucion.

Në arsyetimin e saj, Presidentja kishte përmendur edhe nevojën për mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

PDK-ja, në njoftimin e saj, ka sqaruar se kërkesa për kthimin e ligjit në Kuvend nuk nënkupton nisjen e procedurave nga fillimi, por rishqyrtimin dhe plotësimin e dispozitave të caktuara, me qëllim të forcimit të sigurisë juridike dhe shmangies së pengesave të mundshme në zbatimin e tij.

Sipas PDK-së, ky proces synon që ligji të finalizohet dhe të hyjë në fuqi, ndërsa partia ka shprehur pritjen që ai të miratohet sërish brenda katër javësh.

Edhe Bashkimi Evropian kishte shprehur shqetësim lidhur me ndryshimet e miratuara, duke kërkuar respektimin e mandatit dhe pavarësisë së Dhomave të Specializuara, si dhe mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.

You Might Also Like

Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi mban seancë plenare
Next Article Sot protestojnë punëtorët e KEK-ut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?