By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot protestojnë punëtorët e KEK-ut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Sot protestojnë punëtorët e KEK-ut
Kosovë

Sot protestojnë punëtorët e KEK-ut

admin
Last updated: 12/11/2026 09:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 nëntor, argument.mk/ – Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje punëtorëve të të gjitha divizioneve të KEK-ut që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për nesër, më 12 nëntor, para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues në Toskanë.

Protesta është caktuar të nisë në orën 11:00 dhe vjen pas, siç thuhet në komunikatën e sindikatës, mungesës së përgjigjes pozitive nga menaxhmenti dhe Bordi Drejtues ndaj kërkesave të paraqitura më herët nga përfaqësuesit e punëtorëve.

Përmes një komunikate të nënshkruar nga kryetari i Sindikatës së Re, Xhelal Jashari, theksohet se punëtorët e KEK-ut përballen çdo ditë me kushte të vështira dhe të rrezikshme pune në miniera e termocentrale, përfshirë ekspozimin ndaj pluhurit, temperaturave ekstreme dhe rrezikshmërisë së lartë, pa u kompensuar financiarisht në mënyrë të dinjitetshme.

Kërkesat kryesore të punëtorëve janë:

Caktimi i një page të dinjitetshme për të gjithë punonjësit;

Ekzekutimi i pagës së 13-të;

Përmirësimi i kushteve të punës dhe vlerësimi i rrezikshmërisë në vendin e punës.

SRKEK u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të DPQ-së, TC Kosova A, TC Kosova B dhe Sigurisë Fizike që të bashkohen në protestë për të kërkuar realizimin e të drejtave të tyre.

“Nuk kërkojmë lëmoshë e as privilegje, por dinjitetin që na takon për punën që bëjmë. Nesër nuk dalim për inat të askujt, por për veten dhe familjet tona”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e sindikatës.

You Might Also Like

Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisioni për Legjislacion shqyrton ligjin për Dhomat e Specializuara që u rikthye në Kuvend
Next Article Lushaku-Sadriu kritikon pushtetin: Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?