By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kroacia ndihmon Bosnjën me 10 milionë euro pas përmbytjeve katastrofike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kroacia ndihmon Bosnjën me 10 milionë euro pas përmbytjeve katastrofike
Bota

Kroacia ndihmon Bosnjën me 10 milionë euro pas përmbytjeve katastrofike

admin
Last updated: 06/10/2024 10:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kroacisë ka marrë vendim për dërgimin e ndihmave humanitare për popullatën në zonat e prekura nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë në vlerë prej 10 milionë euro.

“Qeveria e Republikës së Kroacisë, duke marrë parasysh shkallën e fatkeqësisë natyrore në Bosnje dhe Hercegovinë, vendosi të ndajë fonde në vlerë prej 10 milionë euro për të ofruar ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve dhe për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës dhe të sigurojë nevojat bazë për viktimat dhe të evakuuarit. Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet “, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kroacisë, raportojnë mediat atje.

Në të njëjtën kohë, Qeveria ngarkon organet e administratës shtetërore që, në kuadër të kompetencave të tyre, të shqyrtojnë mundësitë dhe të ndërmarrin hapat e duhur për t’i ofruar ndihmë popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet, në përputhje me kërkesën për ndihmë ndërkombëtare.

“Kroacia qëndron fuqishëm në krah të Bosnjës dhe Hercegovinës fqinje dhe mike, e cila është prekur nga përmbytjet katastrofike. Krahas ndihmës financiare në vlerë prej 10 milionë euro, Kroacia merr pjesë aktive në dërgimin e ekipeve të shpëtimit dhe pajisjeve të nevojshme për rehabilitimin e terrenit dhe mbetet e gatshme dhe e hapur për të gjitha format e tjera të ndihmës në përputhje me nevojat e autoriteteve të BeH. Edhe një herë shprehim solidaritetin dhe ngushëllimin tonë të thellë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi e rëndë”,tha kryeministri Andrej Plenkoviq.

Qeveria e Republikës së Kroacisë tha se të gjitha shërbimet emergjente, institucionet kompetente dhe ministritë janë në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tyre nga Bosnja dhe Hercegovina dhe monitorojnë me kujdes zhvillimin e situatës.

Kroacia është e gatshme të veprojë përmes Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, brigadave të zjarrfikësve, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe përmes Kryqit të Kuq Kroat, në varësi të formës së ndihmës që kërkohet nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit
Next Article Shporta konsumatore vjeshtore dhe inflacioni i ulët kontribuojnë për standard më të mirë të qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?