By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shporta konsumatore vjeshtore dhe inflacioni i ulët kontribuojnë për standard më të mirë të qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Shporta konsumatore vjeshtore dhe inflacioni i ulët kontribuojnë për standard më të mirë të qytetarëve
Ekonomi

Shporta konsumatore vjeshtore dhe inflacioni i ulët kontribuojnë për standard më të mirë të qytetarëve

admin
Last updated: 06/10/2024 10:19
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Hristijan Mickoski konsideron se shporta vjeshtore ka mundësuar uljen e çmimeve të produkteve të caktuara, veçanërisht të produkteve të drithërave, për rreth 10 për qind. Kjo, shton ai, e plotësuar me shportën e nxënësve, që ka mundësuar në uljen e çmimeve të reduktimin e produkteve të caktuara deri në 20 po edhe 30 për qind, mundëson kursime për qytetarët. Sipas tij, në përmirësimin e standardit kontribuon gjithashtu inflacioni i ulët, i cili, siç tha ai, në gusht arrin në 2,2 për qind.

“Më duhet të them se jemi jashtëzakonisht të kënaqur me atë që po ndodh në tregje të caktuara, jo në të gjitha, sepse në disa, për fat të keq, kemi edhe sjellje spekulative. Por ku çmimet ulen, ato ulen me këtë të ashtuquajtur shportë konsumatore vjeshtore diku edhe më shumë se 10 për qind. Kjo vlen veçanërisht për produktet e drithërave”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve pas vendosjes së gurthemelit në një objekt të ri në terminalin doganor të mallrave, duke shënuar fillimin e sendërtimit dhe rindërtimit të vendkalimit kufitar Deve Bair.

Ai shtoi se me të ashtuquajturën shportë të nxënësve disa nga produktet u ulën edhe për 20, e diku edhe për 30 për qind. Kjo, shprehet ai, është kursim i madh për qytetarët që gjithashtu ndikon në standardin. Përveç kësaj, tha ai, është mirë për standardin e jetesës së qytetarëve që në gusht norma e inflacionit ishte 2,2 për qind

“Jo shumë kohë më parë, një vit më parë, shkalla e inflacionit ishte 20 për qind dhe kjo ishte një goditje e drejtpërdrejtë për standardin e qytetarëve. Tani kemi çmime të ulëta, inflacion që është më i miri në rajon dhe më i miri në Evropë dhe do të miratojmë masa dhe politika për ta ulur atë në mënyrë plotësuese. Ju kujtohet qeverinë e mëparshme që thoshte se inflacioni është i importuar, ndonëse në atë moment ishte dy herë më i lartë sesa i vendeve të BE-së. Tani është dy herë më i ulët se vendet e Bashkimit Evropian”, tha kryeministri maqedonas.

Ai shtoi se si Qeveri vazhdojnë të punojnë me përkushtim, me përgjegjësi dhe ndershmëri. Neve, tha ai, na paguajnë qytetarët dhe duhet të dëgjojmë zërin e popullit, sepse nuk ka alternativë tjetër.

Për shportën konsumatore vjeshtore sot foli edhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

“Me ndihmën e shportës konsumatore vjeshtore, një familje mesatare maqedonase kursen nga një mijë deri në 1.500 denarë në muaj”, tha Risteski, i cili ishte i pranishëm në “Tekstiliadën” në Shtip. Ai theksoi se nëse kësaj i shtohet shporta konsumatore shkollore e bërë në fillim të vitit shkollor, një familje mesatare me një nxënës kursen nga 4.000 deri në 5.000 denarë.

“Mendoj se janë përfshirë 73 grupe dhe diku rreth 500 produkte. Mendoj se ka efektin e shportës vjeshtore, ka ulje të çmimeve për përqindje në varësi të marzhit të fitimit bruto, e dini që ishte i kufizuar në 10 për qind, ato produkte që kishin marzh më të lartë të fitimit bruto, ne me të vërtetë kemi një ulje të atyre produkteve për 20, 30 ose më shumë për qind. Ka ulje të veçantë të qumështit dhe produkteve të qumështit, djathit, kaçkavallit, mishit, disa frutave, perimeve. Ka edhe produkte ku diferenca ishte më e vogël dhe ulja ishte më e vogël”, tha Risteski.

Ai shtoi se sa i përket ligjit për praktikat e padrejta tregtare, në rregullimin e kontratave ndërmjet furnizuesve dhe prodhuesve me blerësit, 26 praktika duhet të përjashtohen nga Ligji. Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës ushtron kontrollin, pas çka vijojnë edhe gjobat.

“Është rritur numri i anëtarëve që do të kontrollojnë kontratat, e në pjesë tjetër do të zbatojnë edhe gjobat. Deri në Vitin e Ri, do të ndjekim situatën në terren, nëse respektohet Ligji, e pastaj do të ketë edhe gjoba që nuk janë të vogla dhe arrijnë deri në 20.000 euro për tregtarët me pakicë”, tha Risteski.

Ai bëri thirrje për respektimin e vendimeve dhe ligjit dhe shtoi se indirekt deri në Vitin e Ri do të ketë ulje shtesë të çmimeve të produkteve.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

MINT vendos çmimet e reja tavan

EMV: Hetimi për mazutin u mbyll mbi baza të shtrembëruara

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kroacia ndihmon Bosnjën me 10 milionë euro pas përmbytjeve katastrofike
Next Article Aksident i rëndë në Kamzë, aksidentohet nga makina një 9-vjeçare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?