By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kultivuesit e dredhzave përballen me mungesën e fuqisë punëtore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Kultivuesit e dredhzave përballen me mungesën e fuqisë punëtore
Ekonomi

Kultivuesit e dredhzave përballen me mungesën e fuqisë punëtore

admin
Last updated: 18/05/2025 13:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

“Ne ditën e fillojmë në ora 3:30 e mëngjesit, mbledhim dredhëzat, i shesim dhe ditën e përfundojmë në ora 10:00 e mbrëmjes. Nga ora 3 deri në 10 je aktiv? Po.

Edhe pse shumë të rinj kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit, Senad Islami, një bujk i ri, nga fshati Çiflik i Shkupit, ka zgjedhur që në vendin e tij të lindjes të merret me kultivimin e dredhëzave. Ai në vit kultivon rreth 25 tonë dredhëza për tregun vendor.

“E ke të garantuar shitjen? Shitja është e garantuar por çmimi nuk është asnjëherë i garantuar, kemi klient të rregullt dhe nuk na ngelin pa shitur por mund të na ngelin pa i mbledhur”, tha Senad Islami – Bujk.

Mungesa e fuqisë punëtore në kulmin e sezonit të vjeljes është sfida më e rëndë për kultivuesit e dredhëzave, gjë që sipas Senad Islamit, po rrezikon të shkojë dëm një pjesë e konsiderueshme e frutave, ndërsa sa i përket çmimit, këtë vit është më i lartë se vitin e kaluar.

“Çmimi në treg këtë vit është më i lartë se vitet e kaluara. Në vitin e kaluar çmimi ishte rreth dy euro apo dy e gjysmë më së shumti, por këtë vit është edhe kualiteti më i mirë. Ku shiten, në vendin tonë apo edhe jashtë shtetit? Shumica e dredhëzave shitet në vendin tonë, Shkupi, Tetova, Gostivari, janë klient të rregullt të dredhëzave”, shtoi Senad Islami – Bujk.

Dredhëzat e para vendore, këtë vit në treg shiten 200 denarë për kilogram. Në rritjen e çmimit të dredhëzave ndikuan edhe ndryshimet klimatike dhe temperaturat e ulëta të prillit që shkatërruan një pjesë të konsiderueshme të frutave të para.

Nga Ministria e Bujqësisë u kërkua nga të gjithë bujqit që janë prekur nga fatkeqësitë natyrore këtë vit që të lajmërojnë dëmet në komunën përkatëse. Pas vlerësimit të dëmeve nga autoritetet komunale dhe institucionet përkatëse, nga kjo ministri u tha se do të ndërmerren hapat për kompensimin e humbjeve.

You Might Also Like

EMV publikon tenderin për nxjerrjen dhe transportin e 1 milion tonëve qymyr në vit nga Kosova

Ministrja Bozhinovska pjesë e delegacionit shtetëror në COP31 në Turqi

Banka Popullore lehtëson kushtet për klientët e Bankës ALTA

Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja pune

Maqedonia e Veriut ka gazin më të shtrenjtë në Evropë në raport me fuqinë blerëse

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E rëndë në Roskovec/ Shembet muri rrethues i një banese dhe e zë poshtë, ndërron jetë 4-vjeçarja
Next Article Albrim Hoxha i drejtohet Taravarit: A të thashë kryetar se Salimi nuk shkon në BDI?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?