By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Masakër në Haiti, banditi pretendon se djalit i kanë bërë magji, vret 180 persona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Masakër në Haiti, banditi pretendon se djalit i kanë bërë magji, vret 180 persona
Bota

Masakër në Haiti, banditi pretendon se djalit i kanë bërë magji, vret 180 persona

admin
Last updated: 10/12/2024 08:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rreth 180 njerëz u vranë gjatë fundjavës në lagjen Cite Soleil pranë kryeqytetit të Haitit  pas sulmeve që ishin urdhëruar nga një drejtues bande i cili dyshonte se fëmija i tij u sëmur pasi i kishin bërë magji.

“U kalua vija e kuqe”, tha zyra e kryeministrit përmes një deklarate, ku theksohej “se do të mobilizoheshin të gjitha forcat” për të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, përfshirë kreun e bandës, Monel “Mikano” Felix, i cili akuzohet se planifikoi sulmin.

Sipas deklaratës, pjesa më e madhe e viktimave ishin të moshuar.

Rrjeti Kombëtar i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut (RNDDH), një organizatë jo qeveritare në Haiti që mbikëqyr institucionet shtetërore dhe nxit edukimin për të drejtat e njeriut, tha të dielën se të paktën 110 njerëz, të gjithë të moshës mbi 60 vjeç, ishin vrarë në Cite Soleil gjatë fundjavës.

Sipas kësaj organizate, bilanci mund të jetë më i lartë ndërsa citoi dëshmitarë të ishin shprehur se “trupat e gjymtuar ishin djegur në rrugë, përfshirë disa të rinj që u vranë ndërsa përpiqeshin të shpëtonin banorët”.

Rrjeti RNDDH tha se Monel “Mikano” Felix kishte urdhëruar sulmin pasi fëmija i tij u sëmur dhe pasi kërkoi këshilla nga një prift i sektit fetar ‘vodou’ i cili akuzoi të moshuarit në zonë se lëndonin fëmijët përmes magjisë. Sipas organizatës, fëmija i Feliksit kishte vdekur të shtunën pasdite.

Monel “Mikano” Felix nuk komentoi mbi akuzat.

Cite Soleil, një lagje e varfër me popullsi të dendur pranë portit të kryeqytetit Port-au-Prince, është ndër zonat më të varfra dhe më të dhunshme të Haitit.

Kontrolli i rreptë i bandave, duke përfshirë kufizimin e përdorimit të telefonit celular, ka kufizuar aftësinë e banorëve për të shkëmbyer informacione rreth masakrës. VOA

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tentoi të rrëmbente avionin, pasagjerët neutralizojnë agresorin
Next Article Rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në program, vëmendja në Bergamo

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?