By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shefja e re e PTHP NKOK paralajmëron ndjekje më të vendosur të lëndëve me interes publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shefja e re e PTHP NKOK paralajmëron ndjekje më të vendosur të lëndëve me interes publik
Maqedoni

Shefja e re e PTHP NKOK paralajmëron ndjekje më të vendosur të lëndëve me interes publik

admin
Last updated: 12/11/2026 12:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Shefja e sapozgjedhur e Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK) Iskra Haxhi Vasileva porositi se prioritete të saj kryesore do të jenë ndjekja penale efikase, puna efikase e prokurorisë dhe shfrytëzimi maksimal i resurseve të disponueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pas dhënies së sotme të deklaratës solemne para Këshillit të prokurorëve publikë, Haxhi Vasileva theksoi se prioritetet e saj tashmë janë përcaktuar dhe se gjendja në fushën e kompetencave të prokurorisë është e njohur mirë për të.

“Prioritetet janë të qarta, ndjekje efikase penale, efikasitet në punën tonë dhe shfrytëzim maksimal të resurseve që na janë vënë në dispozicion. Jemi të vetëdijshëm se ato janë të kufizuara në disa aspekte, por do të përpiqemi të sigurojmë më shumë resurse dhe shfrytëzim sa më efikas të atyre ekzistuese, me qëllim arritjen e rezultateve më të suksesshme”, deklaroi Haxhi Vasileva.

Duke u përqëndruar në vlerësimet në raportin e fundit të Komisionit Evropian se nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit, shefja e re PTHP NKOK tha se është e vetëdijshme për sfidat që i bart konteksti aktual.

“Do të përpiqemi të ofrojmë ndjekje më efikase dhe më vendimtare penale aty ku është më e nevojshme, respektivisht në raste dhe situata që prekin vërtet interesin publik dhe që janë me rëndësi për të gjithë ne, për qytetarët dhe për shoqërinë në tërësi”, tha Haxhi Vasileva.

Haxhi Vasileva u zgjodh shefe e PTHP NKOK në zgjedhjet e mbajtura më 28 tetor të këtij viti, duke fituar 64 vota nga gjithsej 171 fletëvotime të vlefshme. Pesë prokurorë publikë u kandiduan për këtë pozicion: Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Lidija Raiçeviq, Iskra Haxhi Vasileva dhe Jovan Cvetanovski.

Gjatë prezantimit të programit para Këshillit të prokurorëve publikë, ajo theksoi se fokusi i PTHP NKOK duhet të orientohet drejt luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dukuri që prishin interesin publik, qetësinë e qytetarëve dhe progresin shoqëror.

Zgjedhja u realizua për shkak të skadimit të mandatit të shefit aktual të PTHP NKOK, Islam Abazi, i cili u zgjodh në këtë pozicion në tetor të vitit 2022.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalohet një 36-vjeçar në Tetovë
Next Article Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve: Krizat nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?