By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Papa viziton të burgosurit në Argjentinë, përcjell mesazhin e shpresës për një fillim të ri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Papa viziton të burgosurit në Argjentinë, përcjell mesazhin e shpresës për një fillim të ri
Bota

Papa viziton të burgosurit në Argjentinë, përcjell mesazhin e shpresës për një fillim të ri

admin
Last updated: 12/11/2026 11:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Buenos, 12 nëntor, argument.mk/ – Papa Leo XIV zhvilloi një vizitë në burgun federal të Villa Devoto në Buenos Aires, ku u takua me të burgosurit dhe përcolli një mesazh shprese, faljeje dhe mundësie për një fillim të ri.

Gjatë takimit, Papa përshëndeti dhe përqafoi disa prej të burgosurve, duke u afruar personalisht me ta. Vizita u shoqërua me dëshmi të të burgosurve, të cilët ndanë me të përvojat dhe vështirësitë e jetës së tyre.

“Shpresoj që të gjithë ne, edhe unë vetë, ta mbajmë në zemër këtë mesazh: një jetë e re është e mundur. Kjo është shpresa për të cilën kemi nevojë”, u shpreh Papa Leo XIV.

Ai theksoi se burgu, pavarësisht privimeve dhe vuajtjeve që sjell, mund të bëhet një hapësirë për ndryshim, rritje personale dhe pajtim me familjen dhe shoqërinë.

Papa foli gjithashtu për dhimbjen e ndarjes nga njerëzit e dashur, duke u shprehur se e kupton zhgënjimin e atyre që nuk kanë gjetur një dorë të shtrirë për t’i ndihmuar të ringrihen.

“Koha e kaluar në këtë institucion mund të jetë një mundësi për të filluar nga e para, për t’u pajtuar me Zotin dhe për t’u rikthyer pa frikë në përqafimin e familjeve dhe shoqërisë”, tha ai.

Burgu i Villa Devoto ka një histori të rëndë, pasi gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë, në vitet 1976-1983, shërbeu edhe si vend ndalimi dhe torture për të burgosurit politikë. Në vitin 1978, 65 të burgosur humbën jetën gjatë ngjarjes së njohur si masakra e Pavijonit Shtatë.

Vizita në burg ishte një nga ndalesat e fundit të Papës në Argjentinë, gjatë udhëtimit të tij apostolik në Amerikën e Jugut, përpara se të vijonte drejt Perusë.

You Might Also Like

Elon Musk për Jensen Huang: Do të ishte një nder ta punësoja

Putin propozon mision të përbashkët humanitar ruso-ukrainas

Trump zbulon emrin që propozon për kreun e Nvidia-s: Një legjendë zëvendëson një legjendë

Trump: SHBA nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, ne kemi paratë e tyre dhe kontrollin e Hormuzit

Merz: Radha e Putinit për të çuar përpara negociatat e paqes në Ukrainë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Udhëheqësit evropianë takohen për Ukrainën dhe IA
Next Article Filipçe paralajmëron kallëzime penale për Alta bankën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?