By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Udhëheqësit evropianë takohen për Ukrainën dhe IA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Udhëheqësit evropianë takohen për Ukrainën dhe IA
Bota

Udhëheqësit evropianë takohen për Ukrainën dhe IA

admin
Last updated: 12/11/2026 11:16
By admin 2 Min Read
Share
epa11846688 Gardai (police) officers stand guard outside Leinster House, the seat of Ireland's Parliament in Dublin, Ireland, 23 January 2025. This marks the second day the Dail is convening to nominate the new taoiseach after a dispute over speaking time caused a delay. Following weeks of government formation talks, Fianna Fail, which emerged as the largest party after the Irish general election on 29 November 2024, has agreed to re-enter a coalition with Fine Gael, with Micheal Martin set to become the new premier. EPA/BRYAN MEADE
SHARE

Dublin, 12 nëntor, argument.mk/ – Dhjetëra udhëheqës evropianë pritet të mblidhen në Dublin për dy ditë bisedime, ku në qendër do të jenë lufta në Ukrainë, siguria evropiane dhe sfidat ekonomike të kontinentit, përfshirë Inteligjencën Artificiale (IA).

Rreth 50 liderë evropianë pritet të marrin pjesë sot në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku do të diskutohet për konkurrueshmërinë dhe sigurinë e Evropës.

Takimi do t’i japë gjithashtu mundësinë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të informojë aleatët e tij më të afërt mbi bisedimet e fundit me Rusinë dhe të kërkojë mbështetje të mëtejshme ushtarake dhe financiare për vendin e tij.

Në samit pritet të marrin pjesë gjithashtu kryeministri kanadez Mark Carney dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Komuniteti Politik Evropian, i cili përfshin jo vetëm vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe Britaninë e Madhe, Turqinë, Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor e të Kaukazit, u krijua disa vite më parë me nismën e presidentit francez Emmanuel Macron.

Të premten, 27 udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një takim të veçantë, ku do të diskutojnë për Inteligjencën Artificiale dhe zhvillimet më të fundit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, përfshirë nevojat financiare në rritje të Kievit.

Diskutimet për IA-në pritet të përqendrohen te mënyrat se si Evropa mund të shndërrohet në një aktor kryesor në këtë sektor, ku aktualisht dominojnë kompanitë amerikane, si dhe te ndikimet shoqërore dhe mjedisore të kësaj teknologjie.

Ndërkohë, bisedimet për Ukrainën pritet të përqendrohen te sigurimi i mbështetjes financiare shtesë. Zelensky u kishte deklaruar udhëheqësve të BE-së në tetor se vendit të tij i nevojiten edhe 70 miliardë euro për vitin 2027.

Liderët pritet të rikthehen gjithashtu te debati se kush do të ishte më i përshtatshëm për të përfaqësuar Bashkimin Evropian në negociatat e ardhshme të paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

You Might Also Like

Elon Musk për Jensen Huang: Do të ishte një nder ta punësoja

Putin propozon mision të përbashkët humanitar ruso-ukrainas

Trump zbulon emrin që propozon për kreun e Nvidia-s: Një legjendë zëvendëson një legjendë

Trump: SHBA nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, ne kemi paratë e tyre dhe kontrollin e Hormuzit

Merz: Radha e Putinit për të çuar përpara negociatat e paqes në Ukrainë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ANALIZË – Një samit Xi-Trump-Putin me shije Jalte?
Next Article Papa viziton të burgosurit në Argjentinë, përcjell mesazhin e shpresës për një fillim të ri
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?