By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SYRI TV – Inceneratori fantazëm, 1.5 milionë euro në muaj/ Anuela Ristani paguan 2 fatura në korrik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > SYRI TV – Inceneratori fantazëm, 1.5 milionë euro në muaj/ Anuela Ristani paguan 2 fatura në korrik
Ekonomi

SYRI TV – Inceneratori fantazëm, 1.5 milionë euro në muaj/ Anuela Ristani paguan 2 fatura në korrik

admin
Last updated: 03/08/2025 18:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për korrupsion dhe pastrim parash, bazuar kryesisht në ato që konsiderohen si shpenzime shumë të ekzagjeruara të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe.

Megjithatë, SPAK-u, po heton prej 5 vitesh, ende nuk ka arritur të gjejë përgjegjësitë penale të Veliaj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë për aferën e inceneratorit fantazëm, pasi, siç e konsideron kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani, është një krim i vështirë intelektual.

Ndërkohë që Dumani dhe stafi i tij duket se nuk kanë aftësitë e duhura për të luftuar këtë krim intelektual, Bashkia e Tiranës e ka shumë të thjeshtë që të zbulojë derën e inceneratorit fantazëm çdo muaj.

Vetëm në tre ditët e fundit të Korrikut 2025, bashkia e drejtuar nga Anuela Ristani, e komanduara e kryeministrit Edi Rama, ka paguar plot 1.5 milionë euro për kompaninë koncesionare ‘Integrated Energy Bv’.

Pagesat janë kryer në dy fatura të ndara. Fatura e parë për këtë muaj është paguar në 29 korrik 2025 dhe vlera e saj mbi 74 milion lekë të reja dhe bazohet në depozitimin e mbetjeve në landfillin privat për muajin prill.

Ndërsa fatura e dytë, me vlerë 76 milion leke është paguar në 3 korrik dhe i takon shpenzime për depozitimin e mbetjeve për muajin qershor 2025.

Dy pagesat kanë një vlerë gati të njëjtë, megjithëse janë për muaj të ndryshëm, duke ngritur dyshimet se faturimet janë fiktive.

Nëse merren në konsideratë pagesat periodike që kryen Bashkia e Tiranës për inceneratorin inekzistent të Sharrës, muaji qershor, si rregull, duhet të kishte vlerë shumë më të lartë.

Kjo, pasi, sipas shifrave të prezantuara me pompozitet nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij, gjatë periudhës së verës kryeqyteti shqiptar përmbytet nga turistët e huaj.

You Might Also Like

EMV publikon tenderin për nxjerrjen dhe transportin e 1 milion tonëve qymyr në vit nga Kosova

Ministrja Bozhinovska pjesë e delegacionit shtetëror në COP31 në Turqi

Banka Popullore lehtëson kushtet për klientët e Bankës ALTA

Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja pune

Maqedonia e Veriut ka gazin më të shtrenjtë në Evropë në raport me fuqinë blerëse

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spiropali: Të papranueshme thirrjet fyese në Kumanovë
Next Article Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?