By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: e-Gjoba Administrative, sistem kombëtar i unifikuar për administrimin e gjobave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > e-Gjoba Administrative, sistem kombëtar i unifikuar për administrimin e gjobave
Shqipëri

e-Gjoba Administrative, sistem kombëtar i unifikuar për administrimin e gjobave

admin
Last updated: 12/11/2026 17:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 nëntor, argument.mk/ – Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit prezantoi sot platformën “e-Gjoba”, platformën elektronike për administrimin, ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave administrative, në një tryezë pune që bëri bashkë drejtuesit e përgjithshëm të institucioneve publike në vend.

Në takimin e prezantimit, ku merrnin pjesë drejtori i përgjithshëm i AKSHI-t, Igli Tafa dhe Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, në fokus ishte funksionalizimi i platformës, koordinimi ndërinstitucional dhe integrimi i sistemeve ekzistuese në një regjistër unik kombëtar të gjobave. Sistemi u prezantua nga Sonja Sinorukaj, drejtore për Marrëdhëniet e-Gov me Institucionet pranë AKSHI-t.

Qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi të aksesojnë të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme, përmes “e-Albania”. Gjithashtu do të informohen në kohë reale mbi gjobën, institucionin që e ka vendosur, arsyen, dokumentacionin dhe statusin e saj.

Shërbimi i ri mundëson kryerjen e pagesave online, të plota ose të pjesshme me përditësim të statusit, si dhe ankimim elektronik dhe ndjekje të çdo faze të shqyrtimit. Gjithashtu, përdoruesit do të marrin njoftime elektronike dhe akses në historikun e gjobave, përmes një procesi tërësisht të digjitalizuar.

Nga regjistrimi dhe shqyrtimi institucional, te nënshkrimi dhe vula elektronike, njoftimi në “e-Albania”, pagesa dhe administrimi i ankimeve, “e-Gjoba” administrative standardizon të gjithë ciklin e një gjobe administrative, duke mundësuar gjurmueshmërinë e çdo veprimi.

Sistemi parashikon integrimin me platformat ekzistuese të institucioneve, përfshirë Policinë e Shtetit, Tatimet dhe “e-Inspektimin”, si dhe ofron monitorim në kohë reale, statistika dhe raportim mbi gjobat, arkëtimet, detyrimet e papaguara dhe respektimin e afateve.

Drejtori i përgjithshëm i AKSHI-t, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e krijimit të një sistemi kombëtar unik, që rrit transparencën në marrëdhënien mes institucioneve dhe qytetarëve, duke mundësuar informimin dhe ndjekjen e çdo gjobe përmes “e-Albania”-s. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për funksionalizimin e plotë të platformës, si dhe zhvillimet e ardhshme, përfshirë njoftimin përmes WhatsApp.

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, vuri theksin te përgjegjësia e institucioneve për zbatimin e kuadrit ligjor, përmbushjen e detyrimeve për aktivizimin e sistemit dhe monitorimin e vazhdueshëm të administrimit të gjobave.

Në vijim të prezantimit, institucionet do të finalizojnë konfigurimet, procedurat, rolet dhe integrimet e nevojshme, me objektiv vënien në funksion të plotë të sistemit deri në fund të javës së ardhshme.

You Might Also Like

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI kërkon zgjedhje të parakohshme: “Janë më se të domosdoshme”
Next Article Ismaili diskuton me presidenten Shiroka-Pula integrimin financiar të Kosovës në BE dhe anëtarësimin në SEPA
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?