By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni
Bota

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni

admin
Last updated: 15/01/2025 08:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime të reja për zjarre të martën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u përballën me ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa erërat e forta goditën Los Anxhelosin, ku dy zjarre masive, që filluan një javë më parë, ende nuk janë shuar.

Erërat e sezonale që vijnë nga Santa Ana pritet të vazhdojnë me forcë të mjaftueshme për të përhapur hirin e nxehtë të zjarrit për shumë kilometra, duke rritur mundësinë e zjarreve të rea në një rajon, ku të paktën 24 njerëz tashmë kanë humbur jetën.

“Erërat kërcënuese për jetën dhe shkatërruese tashmë kanë mbërritur këtu”, tha shefja e Departamentit të zjarrfikësve në qytetin e Los Anxhelosit, Kristin Crowley në një konferencë për shtypin.

Pjesa më e madhe e Kalifornisë Jugore është në rrezik të lartë nga zjarret për shkak të thatësirës dhe erërave të forta. Ekipet e zjarrfikësve janë në gatishmëri të lartë në një zonë prej 480 kilometrash, që shtrihet nga San Diego deri në veri të Los Anxhelosit. Përballë rrezikut më të madh janë zonat e brendshme në veri të Los Anxhelosit, duke përfshirë rajonet me popullsi të dendur në Thousand Oaks, Northridge dhe Simi Valley, me më shumë se 300,000 banorë, sipas meteorologëve.

Gati 90,000 familje mbetën pa energji elektrike pasi korportatat e shpërndarjes së energjisë elektrike vendosën të ndërprisnin furnizimin me energji elektrike për të shmangur mundësinë e shkaktimit të zjarreve të reja nga kabllot e tyre elektrike.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të lodhur dhe të shqetësuar që të jenë gati për t’u evakuuar.

Ndërkohë policia njoftoi se ka arrestuar 50 njerëz për vjedhje, fluturim të dronëve në zonat e zjarrit, shkelje të gjendjes emergjente dhe krime të tjera.

Prej tyre, tre persona u arrestuan me dyshimin për zjarrvënie pasi u panë duke nisur zjarre të vogla që u shuan menjëherë, tha shefi i policisë së Los Anxhelosit Jim McDonnell.

Shqetësim më i madh mbetet kërcënimi nga erërat e forta që parashikohet të arrijnë shpejtësinë e uraganeve të martën në disa zona. Tani të mbështetur edhe nga zjarrfikës nga shtetet e tjera, si Kanadaja dhe Meksika, ekipet e zjarrfikës të Los Anxhelosit u dislokuan në zona të ndryshme për shuarjen e zjarreve. Numri i zjarrfikësve dhe pajisjeve për shuarjen e zjarreve tani është shumë më i madh se një javë më parë, kur vala e parë e zjarreve filloi të shkatërronte mijëra shtëpi./VOA

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut pas një përplasjeje disa orëshe me autoritetet
Next Article Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?